Finalja e sotme mes Vllaznisë dhe Tiranës që do të luhet në stadiumit “Loro Boriçi”, do të gjykohet nga një arbitër i huaj.
Për këtë ndeshje Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të sjellë një arbitër Italian, I cili është Paolo Silvio Mazzoleni.
42-vjeçari është një gjyqtar i njohur në Serinë A ku ka arbitruar 165 ndeshje
Zgjedhja e Paolo Silvio Mazzoleni, është mbajtur e fshehtë nga ana e FSHF-së që si gjithmonë ka vepruar me standart të dyfishtë.
Mjaftojm të kujtojmë që për finalen e titullit kampion mes Kukësit dhe Skëndërbeut, ku korçaët bënë kërkesë për të marrë gjyqtarë të huaj FSHF-ja nuk pranoi, duke caktuar Enea Jorgjin i cili e shkatërroi ndeshjen me ato vendime skandaloze.