“ E ardhmja jonë është protesta për të mirën e shqiptarëve dhe e ardhmja është Republike e Re, ekonomi e forte,” kjo është deklarata shokuese që ka lëshuar në Lushnjë sekretari i Pergjithshem i PD-së, Arben Ristani.
Ristani njihet nga opinioni publik se shpesh herë e tepëron me pijet alkolike dhe ende nuk dihet nëse e ka pasur seriozisht kur ka vendosur theksin sërisht tek protesta në një moment kur PD dhe PS arritën pas shumë ndërmjetsimeve një marrëveshje duke i dhënë fund ngërçit politik.
Më tej ai deklaroi sot se për shkak të një ngjarje të pakëndshme një ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk është sot në takim, ndërsa është takuar me banorë të Lushnjes për të prezantuar kandidatët për deputete.
Republika e Re, ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt, tha Ristani duke shtuar se PD bëri të mundur integrimin e Shqipërisë në BE dhe anetaresimin ne NATO dhe kjo ështe garanci për të nesërmen.
Në vijim, Ristani tha se PD rriti rrogat e pensionet, ndërsa socialistet mbjellin palma dhe shtrojnë pllaka majelike kur njerëzit nuk kanë se cfare te hanë.
“Do ta kthejmë Shqipërinë në kantier për të ndërtuar. Premtimi i Bashës eshte për të rritur rrogat e pensionet, per te ulur tarifat e studimit në universitete”, tha Ristani.
Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se me 25 qershor do t’i kthejmë fitoren Lushnjes dhe të gjithë Shqipërisë.
Paskan qene dejshem te dy, lum vendi per keta politikane qe ka….
Protesta dhe raki, po po ashtu do te jete
O Mero, nuk pres nga ty te perdoresh fjale si “shokon” … fjale e perdorur nga lloj mediash dhe antimediash… vend e pavend. Nje fjale e percudnuar…
Ne shqip i themi “shtang”… Nese nuk e ndihmojne shqipen, te mos e shtyjme ne gremine…