Etika, të Martën vendimi për Skënderbeun

29 Maj 2017, 16:02Sport TEMA

Kampionati ka përfunduar, por opinioni sportiv në vend pret me interes të jashtëzakonshëm një tjetër verdikt të rëndësisë maksimale, cfarë do të ndodhë me Skënderbeun? Për korcarët dita e gjykimit është këtë të martë.

Supersport ka mësuar se pikërisht të martën, Komisioni i Etikës do të ketë mbledhjen e tij të radhës dhe natyrisht në rendin e ditës pika më e rëndësishme është cështja Skënderbeu.

Pas dënimit që mori verën e kaluar nga Uefa me përjashtimin për një vit nga Kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh, tanimë klubi korcar është në pritje që drejtësia sportive në vend të shprehet për këtë cështje duke thënë fjalën e saj.

Fati i Skënderbeut do të mësohet maksimumi deri mbrëmjen e së mërkurës, pasi Komisionit të Etikës i duhet të marrë një vendim patjetër deri në mbrëmjen e 31 majit, kjo pasi Federata Shqiptare e Futbollit deri në minutat e fundit të kësaj date do të zyrtarizojë emrat e 4 skuadrave që do të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Në këtë mënyrë brenda këtij afati kohor do të marrë përgjigje dilema e madhe për të cilën është folur shumë këto ditë në ambientet sportive.

Komisioni i Etikës ka në dispozicion prej kohësh dosjen me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, e cila la në fuqi dënimin e Uefa-s për Skënderbeun dhe në këtë mënyrë disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të dalë me një vendim përfundimtar për Skënderbeun.

Skuadra korcare mbrëmjen e së mërkurës luan finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës, por në Korcë padyshim që janë në ankth për tu njohur me një vendim përcaktues për të ardhmen e Skënderbeut.

1 komente në “Etika, të Martën vendimi për Skënderbeun”

  1. Red or Dead says:

    Nona ,nona ,nona.!!!! Deri dje me vinte keq per Vllaznine ,por tani qe u katandisen lyrash te TanTakajt as qe dhimbset fare.I kane marre pike Partizanit dhe mire kane bere .Kemi thene qe Vllaznia luan futboll por kur i pashe ne Korce ate felliqesi ,edhe ne te 13 te bjeri Vllaznia sme vjen keq.Korca sic u ngrit me poshtersi ,ashtu dhe u rrezua nga nje poshtersi me e felliqur qe per ideator kishte Safetin dhe Duken.Ne kushte te tjera kush e don futbollin duhet te ishte me Korcen.Si te jesh kur poshtersi mbas poshtersie ,korcaret beheshin me arrogant e me cinik.Edhe 5 vjet ti denojne kujt po i rruhet.Sa per dallaveret historike as qe ja vlen me fol.Te lumtur se vjet i palloi Tan Takja me kernacka 4 here dhe sivjet te gezuar qe ju rrasi pataten Safeti brenda dhe jashte
    Arritja me e madhe….i kane marre Partizanit ndonje barazim.Dhe i thojne vetes ,Tirona krenaria jone.Krenari qe shitet per kernacka dhe patate dhe “noi lek lale me rraf Partizonin”.Perralla vazhdon…..Tirona ra duke luftu komunizmin ?????.Edhe Kamza ka me dinjitet se ju….o kamzalinj te vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje