Juventus, Allegri: Do e sjellim trofeun e Championsit në shtëpi

29 Maj 2017, 15:39Sport TEMA

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri, beson se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, pavarësisht se e sheh Real Madridin si favorit në këtë finale.

Trajneri i kampionëve të Italisë ka deklaruar se ka besim se skuadra e tij do të arrijë që të ngrejë lart trofeun e Championsit në “Cardiff”.

“Besojmë se mund ta fitojmë këtë finale dhe ta sjellim në shtëpi trofeun, por nuk duhet të harrojmë se do të luajmë kundër Real Madridit. Duhet të futemi në finale me vetëbesim, por duke e ditur se Real Madridi është favorit”, tha Allegri.

Finaljja e “Uefa Champions League”, mes Juventusit dhe Realit të Madridit do të zhvillohet ditën e shtunë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje