Si rezultat i këtij udhëtimi, ndikimi amerikan, i ushtruar gjithmonë në Evropë përmes tregtisë dhe aleancave ushtarake me përfitim të ndërsjelltë, është më i lëkundur se kurrë.
Marrëdhënia amerikano-gjermane, bërthama e aleancës transatlantike për më shumë se 70 vjet, sapo ka arritur një pikë të ulët rekord: Të dielën, kancelarja gjermane i tha një turme simpatizantësh se Gjermania nuk mund të varet më nga Amerika, duke pasur parasysh atë që ajo kishte “përjetuar ditët e fundit”.
Qeveria ruse, e cila ka kërkuar prej kohësh dëbimin e Shteteve të Bashkuara nga kontinenti, është e gëzuar: Në televizion rus, thuhej se Trumpi e ka kthyer NATO-n në një “house of cards”
Nga Anne Applebaum
Për më shumë se katër muaj, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar asnjë ambasador evropian, nuk ka plotësuar asnjë vend pune të nivelit të lartë në diplomaci, dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta bëjë. Të dërguarit e rastit, mes tyre zëvendë spresidenti dhe sekretari i mbrojtjes, kanë lundruar nëpër Atlantik, duke mbartur mesazhe të përgjithshme sigurie. Ata kanë rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, duke folur për lidhjet dhe aleancat e vjetra, duke lënë të kuptohet dhe shkelur syrin, se asgjë nuk ka ndryshuar.
Evropianët dëgjuan dhe bënë sikur i besonin. Sigurisht, më tha njëri prej tyre, pasi dëgjoi zëvendëspresidentin të fliste në shkurt në Mynih, “të gjitha këto janë të vërteta deri në postimin e radhës të Trumpit në Tuiter”. Por në hapësirën e dy ditëve të shkurtra të javës që kaloi, Presidenti vetë presidenti Trump u dha fund atyre muajve të pasigurisë pa patur nevojë për Tuiterin. Tani e dimë: Të dërguarit ishin të pabesueshëm. Dhe gjithçka në të vërtetë ka ndryshuar.
Çfarë ndodhi realisht në Belgjikë dhe Itali? Pasi kishte deklaruar në Arabinë Saudite se ai nuk do t’u “jepte leksione” liderëve arabë për të drejtat e njeriut, Trumpi mbërriti në Bruksel dhe filloi t’u japë leksione aleatëve më të ngushtë të Amerikës, duke i akuzuar ata se i kanë borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe taksapaguesve amerikanë. Kjo nuk kishte kuptim: NATO nuk është një klub si Mar-a-Lago, me taksa vjetore. Por kjo ishte një shenjë e qartë, e asaj për të cilën shumëkush kishte dyshuar gjatë gjithë kohës: Trump preferon shoqërinë e diktatorëve që e lajkatojnë, dhe jo demokratëve që e trajtojnë si të barabartë.
Disa orë më vonë, në një takim për tregtinë, Trump u ankua se Gjermania është “e keqe” për shkak të “miliona makinave që shet në SHBA” dhe u duk se tashmë dëshiron që të rishkruajë marrëveshjen tregtare që Amerika ka në fuqi Gjermaninë. As kjo nuk kishte kuptim: Si pjesë e Bashkimit Evropian, Gjermania nuk negocion marrëveshjet e saj të tregtisë. Gjithashtu, kompanitë gjermane prodhojnë “miliona vetura” brenda Shteteve të Bashkuara, pothuaj të njëjtin numër që edhe shesin. Por komentet e bënë të qartë: kanë marrë fund edhe kohët kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqnin botën në tregti.
Në asnjë moment nuk u duk se presidenti e kuptonte rolin e tij të udhëheqësit të aleancës. I shtyrë që të zotohej për një traktat të ndryshimit të klimës, ai shkroi në Tuiter: “Do të marr vendimin tim përfundimtar për Marrëveshjen e Parisit javën e ardhshme!” – pothuajse sikur kjo të ishte një seri televizive, që mbështetet në momente ankthi, për të mbajtur njerëzit të mbërthyer në ekran. Duke provuar se ai ende e sheh botën me sytë e një biznesmeni ndërtues, ai u ankua tek kryeministri belg për rregulloret evropiane, që kishin ngadalësuar ndërtimin e një prej kurseve të tij të golfit. Para fotografisë zyrtare të samitit të NATO-s, Trump shtyu mënjanë kryeministrin malazez për të dalë vetë përpara, sepse kështu veprojnë njerëzit të famshëm.
Në asnjë moment nuk u duk se presidenti kuptonte edhe çështjet në diskutim. Gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s, ai nuk përmendi nenin 5, klauzolën që i bën anëtarët e NATO-s të mbrojnë njëri-tjetrin në qoftë se sulmohen. Më vonë ai deklaroi se udhëtimi i tij do të hapte rrugën për “paqe me anë të forcës”, edhe pse ishte e qartë që ai as nuk kishte idenë se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo frazë, e përdorur nga Ronald Reagani në vitet 1980. “Do të kemi shumë forcë dhe do të kemi shumë paqe”, shpjegoi ai.
Pas mbarimit të vizitës, ndihmësit e presidentit nxituan që të shpjegojnë se çfarë donte të thoshte presidenti. H.R. McMaster, këshilltari i sigurisë kombëtare, menjëherë deklaroi se Trumpi e kishte mbështetur nenin 5. Por këtë herë askush nuk bëri sikur e besoi.
Si rezultat i këtij udhëtimi, ndikimi amerikan, i ushtruar gjithmonë në Evropë përmes tregtisë dhe aleancave ushtarake me përfitim të ndërsjelltë, është më i lëkundur se kurrë. Marrëdhënia amerikano-gjermane, bërthama e aleancës transatlantike për më shumë se 70 vjet, sapo ka arritur një pikë të ulët rekord: Të dielën, kancelarja gjermane i tha një turme simpatizantësh se Gjermania nuk mund të varet më nga Amerika, duke pasur parasysh atë që ajo kishte “përjetuar ditët e fundit”. Qeveria ruse, e cila ka kërkuar prej kohësh dëbimin e Shteteve të Bashkuara nga kontinenti, është e gëzuar: Në televizion rus, thuhej se Trumpi e ka kthyer NATO-n në një “house of cards”.
Një “sukses i madh për Amerikën”? Nëse ky është sukses, atëherë do të urreja të shihja dështimin. / The Wëashington Post – bota.al
E para: Trump nuk i do diktatorët “sepse e lajkatojnë”, por për qindrat e miliardave që do rrjedhin në industrinë amerikane të luftës…!
E dyta: Më thoni cili President i Amerikës, nuk e kishte “në krye të jastëkut”, Arabinë Saudite … ???!!! Tani u kujtuat për Trump…???!!! (Kujtoni “krushqinë” e Bushëve me Bin Landenët…)
Trump nuk kerkon as miqesine e diktatoreve as te demokrateve….Ketu gabon analistja……Gati 30 vite pas renies se murit te Berlinit ,bota nuk mund te shikohet me si kundervenie midi dy blloqeve te kundert …Dhe lidershipi amerikan qe vendosi Trump president e kuptoi kete .Bile me shume vonese…..Ne se para viteve 90…perplasjet e medha boterore kushtezoheshin mbi te gjitha nga ideologji dhe plitika perjashtuese ,pastaj vinte ekonomia ,pas viteve 90…perplasjet gradualisht u perqendruan ne rrafshin ekonomik dhe per dominim gjeopolitik …gjithnje me objektiv kryesor interesat ekonomike …Tashme perplasjet idologjike dhe politike jane me te theksuara brenda secilit vend ,por edhe keto si shprehje e interesave ekonomike..Por ne SHBA..ka nje perplasje te madhe midis ketyre dy qasjeve .Lidershipi tradicional kerkon te ruaje parametrat politike dhe ideologjike ,edhe pse tashme keto nuk perbejne thelbin e zhvillimeve boterore .Ekonomia e tregut dhe liberalizmi i shfrenuar ekonomik jane zoterues absolute ne te gjithe boten ,perfshi edhe shtetet hibride si Kina ,Vietnami apo disa shtete amerikano jugore …Dhe sipas Trump dhe grupit te tijtasme vemendja duhet perqendruar ne frenimin e konkurenteve ekonomike..dhe keta praktikisht jane Kina dhe BE…
Sipas meje ka te drejte …Sepse eshte iracionale te mendosh qe Rusia ,e cila nuk ka mjaft njerez per tokat dhe pasurite qe ka te tentoje te marre hapsira te tjera .Rusia ,nese vepron me agresivitet ndaj fqinjeve ,qellimin e ka ne garantimin e paprekshmerise se hapsirave pa fund nga qellimet e kundershtareve …Dhe Trump e shikon Rusine vetem si kundershtare gjeopolitike dhe ushtarake …Por eshte me mire te bashkjetosh se te rrezikoshnje lufte termoberthamore ku fitues do te ishin vetem nje grup gjallesash rezistente…te tjeret do te perveloheshin ne disa minuta.
Ne keto rrethana BEseriozisht duhet te marre fatet ne duart e tij .Ekonomikisht eshte superfuqia e pare,,,Por mungon bashkimi ushtarak dhe politika e jashteme .Dhe ketu nisin dilemat …Si mund te behet ky bashkim duke mos lejuar Gjermanine te komandoje çdo gje…Merkeli apo kushdo qofte ne vend te saj e ka te qarte se historia tmeresisht tragjike e Europes ku Gjermania brenda 20 viteve i vuri flaken botes,nuk eshte e thjeshte te harrohet .Prandaj duhet gjetur formula e pershtateshme qe do ta vendoste BE me te vertete ne mes te perplasjeve te medha ,si faktor ekuilibri ,shembull bashkejetese me te gjithe per te ruajtur paqen dhe permiresimin e marredhenieve ndrekombetareve midis grupimeve te reja qe po rikonfigurohen ne boten e sotme ultrateknologjike ,ku informacioni eshte ne kohe reale