Basha në Tepelenë përkrah Tritan Shehut u përgjigjet kritikëve: Përtëritja e PD do vazhdojë!

30 Maj 2017, 18:33Politika TEMA

Lulzim Basha ishte sot ne Tepelene per te prezantuar listen e PD ne Qarkun e Gjirokastres qe kryesohet nga Tritan Shehu.

“E kam nisur me ndryshimin brenda shtëpisë sonë, brenda PD-së. Vendimi është marrë, presja nuk luan. Ky është vendimi i duhur.” – u shpreh Basha.

“Ecim përpara me një PD të rinuar, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë.” – deklaroi Basha.

Pa përmendur emra, lideri i opozitës thumboi kundërshtarët e tij në Partinë Demokratike.

“Qëllimi i një partie politike nuk është të kthehet në strehë për disa persona. Qarkullimi i elitave është kyç për demokracitë e përparuara.” – deklaroi Basha, duke mbajtur ne krah Tritan Shehun,.

Lulzim Basha tha se “S’do ketë kat të fundit për elitën që ka kolltuqe të sigurta pavarësisht se çfarë bëjnë. Do ketë vetëm njohje të kontributeve dhe performancës. Jam krenar për vendimin që kam marrë.”

2 komente në “Basha në Tepelenë përkrah Tritan Shehut u përgjigjet kritikëve: Përtëritja e PD do vazhdojë!”

  1. antikamunist (ish kamunist) says:

    te lumte or luli qe e spastrove shqupin nga figurat historike.

  2. asd says:

    Ky eshte rasti kur mund te thuhet qe u la m…i me sh…rre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje