Ditën e djeshme gazetari Blendi Fevziu, foli në emisionin e tij “Opinion” për spastrime të PD-së përmes listave të kandidatëve për deputetë.
Mirëpo, ditën e sotme, i është përgjigjur deputetja “seksi” e PD-së Arbjola Halimi, e cila nuk u përfshi në listë nga Basha.
“Blendi flet per nevojen e spastrimit ne PD. Cfare ka harrruar valle??!! Qe nga termi tmerrohem. P.S. Te kam shume xhan o Fefzo. Njerezit maten nga vlerat, kontributi, etj. Historine e PD e kane shkruar te tjerë”, shkruan ajo në “Facebook”.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Halimi pati një përplasje me Fevziun. Ky i fundit cilësonte se deputetët e rinj janë sa për figurë, ndërsa ajo mendonte se në PD kishte një rol më të madh se sa aq.