Bujar Nishani nuk i ndahet Visar Zhitit, e padit pas akuzave për Sigurimin e Shtetit

30 Maj 2017, 15:28Politika TEMA

Pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në ish-strukturat e Sigurimit të Shtetit në media mes Bujar Nishanit dhe diplomatit të ngarkuar me punë në Vatikan, Visar Zhiti, përplasja mes tyre përfundon në Gjykatën e Tiranës.

Nishani kërkon nga Gjykata e Tiranës që të dënojë Zhitin, me akuzën e shkaktimit të dënimit ndaj figurës së presidentit dhe familjes së tij.

Padia është hedhur në short këtë të martë pranë dhomës civile në Gjykatën e Tiranës dhe është gjyqtarja Mimoza Kajo që do të vendosë nëse do të pranojë apo jo padinë e Nishanit.

Nishani dhe Zhiti janë përfshirë në akuza të ndërsjella mes tyre pasi presidenti refuzoi të dekretoj Zhitin për postin e ambasadorit pranë selisë së shenjtë në Vatikan.

Kjo është padia e dytë e depozituar në gjykatë nga Nishani ndaj një is-h funksionari të lartë të Partisë Demokratike pasi më parë në Gjykatën e Durrësit ai ka paditur dhe ish zv/kryeministrin demokrat, Bashkim Kopliku.

2 komente në “Bujar Nishani nuk i ndahet Visar Zhitit, e padit pas akuzave për Sigurimin e Shtetit”

  1. sadushi says:

    Nishani, nje cope idiot, tani kur te jargavitet rrugeve te Tiranes te gjithe do te kthejne koken menjane per mos ta pare kete sherbetore te Berishes.

  2. p says:

    Kur nuk ke pune, tund deren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje