Olta Xhaçka denoncon “të fortët” në listat e PD, që lënë jashtë gratë kandidate

30 Maj 2017, 14:00Politika TEMA

Listat e Partisë Demokratike nuk ngjallin polemika vetëm brenda opozitës, por edhe në radhët e deputetëve socialistë.

Olta Xhaçka në një status në Facebook, i hedh benzinë zjarrit kur shkruan se “për fat të keq, emrat e grave dhe vajzave në listat e PD-së numërohen me gishtat e duarve”.

“Për fat të keq, emrat e grave dhe vajzave në listat e PD-së numërohen me gishtat e duarve. Madje në krahasim me 2013, gratë e vendosura në atë pjesë të listës që kanë shanse reale për t’u zgjedhur janë pakësuar. Besnike ndaj imazhit të saj maskilist, edhe një herë më shumë, Partia Demokratike ka vendosur të shpërfillë ligjin për kuotat ligjore.

Përsa kohë kjo parti nuk beson dot gratë e saj dhe mbetet eksluzivisht në dorë të burrave, si mund të presim që PD të kujdeset për gratë, nënat apo bijat tona? Si mund të besojmë se “të fortët” që kanë mbushur listat do të luftojnë për ne, për barazinë gjinore, për një Shqipëri ku një vajzë a grua të mos jetë e diskriminuar në shanse dhe mundësi që në lindje?

Për këtë arsye, gratë dhe vajzat e Shqipërisë duhet të bashkohen dhe të luftojnë së bashku me ne për drejtësinë, për shtetin ligjor, për më shumë mundësi për ne dhe për fëmijët tanë”, shprehet Xhaçka.

2 komente në “Olta Xhaçka denoncon “të fortët” në listat e PD, që lënë jashtë gratë kandidate”

  1. G_UK says:

    Kjo qe tha prap Ilir meta prap ky njeri dhe pastaj e voti president pa pik turpi!!

    Ik moj plere se nuk ju shofim dot

    Jeni me integritet 0 ZERO

  2. TokeXanun says:

    Kjo zonje rrezaton klas dhe krenari. Nuk e njoh personalisht por vetem te mendosh femrat qe ka PD-ja ne rrathet e saj: Deputetja seksi e Elbasanit, dranja Albina Dedja, Pamela Vokshi, etj etj…..eshte njesoj si te krahasosh nje qytetare te mire shkolluar me nje bareshe malesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje