Asnjë tolerim per perfshirjen e zyrtarëve dhe administrates në fushatë.
Një ditë pas shkarkimit nga detyra dhe kallëzimit të Drejtorit të Burgjeve në Tropojë, Granit Kurmekaj, nga Ministria e Drejtësisë për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor, një tjetër shkarkim vjen nga ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj, ministre e propozuar nga PD, si pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës.
“Ministria e Financave bën me dije shkarkimin nga detyra te specialistit te hetimit tatimor, oficer i Policisë Gjyqësore Kliton Bistri, për pjesëmarrje ne kundërshtim me ligjin dhe urdhrin nr.65/ 2017 të Kryeministrit në fushate elektorale, duke cenuar rëndë figurën e OPGJ dhe standardet zgjedhore” thuhet në njoftimin e ministrisë.