Pamje tronditëse janë publikuar nga Ukraina gjatë një shfaqje cirku, ku teksa po performohej një numër, ariu i është vërsulur spektatorëve që gjendeshin vetëm pak metra nga arena.
Ariu i është shkëputur trajnerit e tij dhe ka sulmuar audiencën që çuditërisht nuk kishte asnjë pengesë për të mbërritur tek ta. Mësohet se disa persona kanë mbetur të plagosur, por ende nuk është i qartë numri i tyre.
Ndërkohë, në videon e kapur nga një prej spektatorëve dëgjohen të bërtitura edhe nga fëmijët që kanë qenë në sallë për të ndjekur shfaqen.
Dhjefsha humanet qe akoma mbajne cirqet hapur.
Asnje gjynah per njerezit.
Kafsha nuk meriton te mbyllet ne cirk