Pikëpyetja se pas sondazhit të Ora News qendron LSI dhe ekstaza e mediave pranë saj: PD-LSI-LIBRA do lënë Ramën në opozitë, por…

1 Qershor 2017, 09:47Politika TEMA

Ashtu si çdo sondazh, edhe ai i djeshmi ka shkaktuar shumë debate.

Shpëtim Idrizi thotë se ky sondazh është sponsorizuar nga LSI, për t’i bërë shantazh Ramës.

Kjo gjë pranohet edhe nga Erjon Braçe, që shkruan se është i rremë dhe lehtësisht i identifikueshëm si i qëllimtë politikë.

Pas sondazhit, mediat pranë LSI-së kanë kaluar në ekstazë, dhe shkruajnë se LSI me PD dhe LIBRA-n e Ben Blushit, do ta lënë Ramën në opozitë.

“Eshtë herët për të folur, por nga rezultati i parë mbrëmë duket se qeveria do jetë LSI-PD-LIBRA-PDIU dhe PS-ja kalon në opozitë. Natyrisht një opozitë e tillë i duhet Shqipërisë.

Por ka akoma javë për fushatë dhe sondazhe. LSI dhe LIBRA rritje të vrullshme, çka nuk bëhet qeveria, sidomos pa LSI. Por edhe LIBRA është një qershi mbi tortën e LSI-PD”, shkruan “Koha Jonë”.

Edhe pse vërtetësia e sondazhit mbetet për t’u parë, ajo që nuk kanë llogaritur në fakt, është fakti se a do vërtet PD tani të bëjë koalicion me LSI-në.

Sepse, askush nuk e di çfarë kanë arritur Rama me Bashën në takimin e famshëm të 17 majit dhe siç shihet nga gjuha e fushatës, Basha ka nisur të sulmojë më shumë LSI-në, se PS-në.

6 komente në “Pikëpyetja se pas sondazhit të Ora News qendron LSI dhe ekstaza e mediave pranë saj: PD-LSI-LIBRA do lënë Ramën në opozitë, por…”

  1. kozmo says:

    KY SONDAZH I RREME ,ESHTE I TURPSHEM .
    MJAFT ME PAZARE , KETO BEJNE MUUUUUU!!!!!

  2. optimizem per vendin says:

    Mire bejne se nxehin me shume njerezit qe te ruhen nga kolera LSI-PD, pa le libren e pordhikali. Valle njerezit do mendojne per vete dhe per vendin apo te marrin ndonje cope keta te pangopurit qe e torturuan kaq vjet. Populli le te vendos; per vete ose per keta bastarde.

  3. titi says:

    “Koha Jone” eshte kthyer ne nje gazete politike krejtesisht ne favor te LSI dhe Ben Blushit, i cili e fryn LSI per ta poshteruar sa me shume PS. Por kot e kane dhe do t’i keshillonim Lesit qe te mos pjese ne persheshin e LSI dhe Blushit, se e pa njehere se cdo te thote per kete gazete te perzihet me Blush Bumballen. Mos e poshteroni veten kaq fort, por, edhe nese keni nje favorit, te pakten mos dilni kaq hapur se LSI e ka edhe nje tjeter gazete te saj himnizuese te qendrimeve te deritanishme, qe nuk jane gje tjeter vecse poshteruese per ata vete.

  4. azi says:

    ps merr 78 vende ne parlament.partite e tjera do rrijne ne opozit.kjo eshte e verteta jo ato qe thoni ju

  5. astrit says:

    Mbas ketij sondazhi qendron LSI me sekser servilin Nikoll Lesi.

  6. populli dv says:

    LSI+PD+Libra,te treja se bashku martin perkatesisht:15+35+0(libra).5 deputete PDIU,1 PBDnj,1 PDS, dhe 3 PSD.dhe PS= 80 deputete.Ky eshte sondazhi i bere NGA populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje