Sondazhi i IPR Marketing/ Shpëtim Idrizi: I sponsorizuar nga LSI, i bën shantazh Ramës

1 Qershor 2017, 09:20Politika TEMA

Kur gjendemi ende në valën e fushatës elektorale, IPR Marekting ka kryer sondazhin mbi partitë politike që do të garojnë më 25 qershor. Ajo që ra në sy, ishte tkurrja e partive kryesore dhe shfaqja në skenën politike e LIBRA-s me 2.3 për qind në rang kombëtar. Ndërsa Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet nuk ka arritur dot as 2 për qindëshin, duke qëndruar në nivelin e 1.8 %.

“Tirana Today”, pyeti përmes moderatores, Ilva Tare,  drejtuesin e këtij sondazhi, italianin Antonio Note, se përse PDIU nuk kishte arritur as tek 2 përqindëshi  në këtë sondazh. Note u përgjigj se kjo forcë politike i qëndron votave të fituara në vitin 2013 dhe nuk ka reflektuar asnjë rritje në këtë sondazh. “Në përgjigje të pyetjes suaj PDIU i qëndron votave të fituara në vitin 2013”.

Interesante janë krahasimet me zgjedhjet e 2013, PS është rritur me  1.7%, ndërsa PD me 6 pikë. Edhe LSI është në rritje ne nivel kombëtar me 1.5 pikë. Për LIBRA-n nuk mund të bëjmë krahasime se nuk ka qenë në zgjedhje. Ndërsa të gjithë partitë e tjera janë poshtë pragut”.

Duke iu përgjigjur interesimit të “Tirana Today” për rezultatet e këtij sondazhi, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi se ky është një sondazh i sponsorizuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes së cilës i ushtron presion kryeministrit Rama.

Unë nuk e di si ta shpjegoj. Po di që si gjithmonë ky lloj sondazhi na ka nxjerrë në 3 sondazhet gjithmonë poshtë realitetit,  vetëm në exit-poll i afrohej realitetit. Por, nuk ndikohemi se e njoh këtë teknikë për llogari të dikujt aq më shumë që me partitë e vogla marzhi i gabimit është 3 për qind. Aq votues sa na nxjerr ky sondazh, unë i kam në hapjen e fushatës në Pallat të Kongreseve”, thekson Idrizi.

Këto janë sondazhe të sponsorizuara nga LSI, përmes të cilëve shantazhin PS-në  për koalicion qeverisës pas 25 qershorit. Sigurisht që iu leverdis të zhbëjnë gjurmën e PDIU, për ta eliminuar si aleate  në qeveri PS+PDIU”, thuhet në reagimin e PDIU për “Tirana Today”.

Sondazhi 

Sondazhi i publikuar mbrëmjen e së mërkurës është realizuar në datat 29 dhe 30 maj. Janë pyetur 2002 persona. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5%. Rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

10 komente në “Sondazhi i IPR Marketing/ Shpëtim Idrizi: I sponsorizuar nga LSI, i bën shantazh Ramës”

  1. Rex says:

    Jam dakort o Idriz…po perse kur pd-ja rinte ne cader dhe lsi-ja thoshte qe po su fut pd sfutemi as ne, ti pse rije pas bythes se metes ???…Personalisht jam i sigurte qe PS-PDIU do kene minimumi 77 deputet pas 25 qershorit por tregohume korrekt me qendrimet e tua idriz.

  2. ela says:

    e mer pergjigjen ne 25 qershor Cami po CAMI SKA PAT BESE KURRE

  3. optimizem per vendin says:

    O Idriz, ishte Edi Rama qe u be e njohur çeshtja çame se kisht 26 vjet qe nuk e njihte njeri. E kishte falur Sali Berisha Camerine dhe ti i rrije pas bythes, po mire ti por ata çame qe te mbeshtesnin ty dhe Sali Berishen bene qe te mos ndihej fare se ka pase çame ne Greqi ne tokat e tyre. Sa te pa dinjitet tregohi per veten dhe familjen tuaj. Pa lere LSi se ajo dhe ILir Meta ishte , eshte dhe po qe gjalle do te jete ajo balta e poshter qe ben te rreshqasen kembet. Flisni ore popullit e i thoni te lene keto bishtra qeni qe po i hane kocken 26 vjet, nuk u ngopen? Flisni ore njerzeve , kuptohet, atyre te pagdhendurve qe marrin pese leke sot nen dore dhe hane llozin e Ilir Metes e te atyre partiçkave si shushenja. Mblidhni mendjen se e terbuat nje popull te tere kaq kohe e sot kujtojne me nostalgji Enver Hoxhen qe ishte diktator por nuk i fali kurre tek te huajt.

    1. Aleksander says:

      Lexojeni mire titullin,se e keni kuptuar se prapthi !-Shpetim Idrizi thote(dy pikat qe ju nuk i keni pare) qe ky sondazh,qe e nxjer Pdiu-n me 1,8 % ,sponsorizohet nga Lsi .dhe jo Shpetimi sponsorizohet nga lsi !

  4. partia e camit (per fatin e keq te camerise ,”camerve te ndershem”)
    e financon nen rrogoz janullatos ,pra Greku .
    kta e kan tradhetuar Ceshtjen Came qysh ne gjeneze te krijimit te tyre ,
    e jo me Shqiperine !!!!!!!!!!!!!!!

  5. Mersin says:

    E para duket hapur qe nuk ka kauze te paren ceshtjen came, sepse kur PS ngrinte ceshtjen came ne parlament LSI doli jashte. Idrizi lufton per karrigen e tij.

  6. avduli says:

    cami mbetet cam .PS-ja do marri 78 deputet

  7. Spiro Vllahu says:

    Ti ela, duket qe vjen andej nga erresira e bizantit. Zonje, zonjushe, apo zoteri fillos grekos flisni per temen dhe mos i fusni hundet tek virtydet e etnive. Ju e dini fare mire se hitorikisht banoret e thesprotise dje dhe te Camerise sot, jane njerezit me mikeprites, te beses dhe te pa korruptuar ndaj traditave, gjuhes, dashamires ndaj çdo besimi dhe tolerant ndaj çdo race. ngjyre. Pabesine, egersine, racizmin mos e kerkoni tek çamet-shqiptare, por kerkojeni tek vetja e juaj, nese jeni vertet grekoaziatik, nese jeni fillo- shqiptaro-grek por mercenar, kerkojeni tek komshinjte si veriore, jugore dhe verijugorlindor. A nuk ju ben pak pershtypje se banoret e thesprotise te larguar dhunshem dhe me gjenocid nga greket, gjate 100 viteve, akoma e ruajne te fresket dashurine per vendin e tyre autokton? A nuk do te thote kjo se ata kane nje karakter te forte virtydi qe nuk e shesin dhe nuk e perbuzin as e tradhetojne dhe as e harrojne vendin e te pareve te tyre? A nuk tregon kjo virtydin edhe te beses ndaj vendit te tyre dhe te pareve?. Prandaj “ela” apo “elush” mos i ngateroni gjerat. Kur flitet per etnine te gjithe duhet ta respektojme njeri tjetrin. ndryshe ata qe bejne te kunderten nuk jane njerez por jane monstra, vrases, egersira. Xha Spiro

  8. tfgs1 says:

    sa more ti mo camo 1,8%..!!!!???
    oooooo,po shume paske marre po te logaritesh se camet po exafanisen si rasat pasi shume prej tyre jane vrare mes tyre per dollare apo evro te tjere kane vdekur nga birra e hasisi ca te tjere kan shkuar per lesh nga duhani.
    pra,tourkocami i fundit qe do te ngele duhet te ruhet per moster ne muze……..si race ”besnikesh”!

  9. ARTUR ARLEM says:

    Ne flasim kot kushdo qe te jet ne krye te ketij vendi njelloj do jet per ne .Po nuk u shkulen nga rrenjet keta qe kane zaptuar gjithe Shqiperine nuk .ka per tu bere asgje e re ne vendin tone. Prap kanabis ,vjedhje shterngime dhe burg do te kete per te varferit qe rregullojne catine ,shtepine ,nje gje e tille nuk behet per HAJDUTET.ATA QE MBJELLIN DROGE,ATA QE MOREN KONCENSIONET NE SHENDETSI, ATA QE VRASIN ETJ.Duhet ndryshuar nga rrenja kjo fare e keqe politike,duhet te mbeshtetim partit e reja si LIBRA, SFIDA FRD,Por duhet te ndryshojme veten dhe mos te lepijme kockat qe ata na hedhin me mendimin se sdhe keshtu jetojme. Duhet te kemi force te punojme te mendojme qe te mos ua kemi nevojen asnjerit prej tyre edhe neqofte se i votojme . Qe te mos ju lodhe me po ju them qe ne e kemi ne dore ti SHKATEROJME QE ATA TE MOS DINE KU TE FUTEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje