Mimi Kodheli: Blushi nuk ka qenë kurrë miku im, nuk ecën dot akoma vetë

3 Qershor 2017, 11:20Politika TEMA

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, do të kandidojë këtë herë në Kukës.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, Kodheli është pyetur për kandidimin e saj në Kukës, marrëdhëniet e saj me Ben Blushin, pas replikave të ashpra që kanë patur në Kuvend.

Ajo ka thënë se Blushi nuk ka qenë kurrë miku i saj, dhe se ai ende nuk ka arritur të eci dot vetë.

Po a ka qenë Ben Blushi miku juaj?

Mimi Kodheli: Ben Blushi nuk ka qenë asnjëherë miku im, ka qenë kolegu im. Unë nuk kam asnjë mik në politikë.

Po ecën vetë Ben Blushi tani?

Mimi Kodheli: Beni ka akoma nevojë për ca paterica. S’di të ecë akoma vetë, megjithatë i uroj shpejt të ngrihet në këmbë.

Në pyetjen e gazetares se a është bërë parlamenti shqiptar pak a shumë si paradë mode, ministrja Kodheli u përgjigj kështu:

“Parlamenti shqiptar është bërë pak paradë mode. Shumë flokë, shumë çanta, shumë këpucë me taka. Parlamenti është një vend pune, komod, modest.

Atje duhet të jesh komod  sepse është një ditë e gjatë pune. Është kaq ditë e gjatë sa që nuk e di se si mund të rrihet në majë të takave.

Po i ekzagjeruar është, fare fare, madje dhe në disa raste gratë më dukeshin si pema e Vitit të Ri, që i vihen xhingla, topa, fije,  xixa, kuklla, edhe mbante e shkreta si pemë.”

2 komente në “Mimi Kodheli: Blushi nuk ka qenë kurrë miku im, nuk ecën dot akoma vetë”

  1. omer shemtira says:

    Shaka maloke hihihihihi sa qesha

  2. Lili says:

    Ah ah ah!!E kush e thot! Ajo qe nuk le butik luxi pa shetit kur dell jashte me paret tona….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje