Ironia e deputetit socialist me Ilir Metën: Doja të merrja në telefon Petrit Vasilin sot, por…

3 Qershor 2017, 09:57Politika TEMA

Një ditë më parë, Ilir Meta tha se në 26 qershor, të gjithë do të nxitojnë të marrin në telefon Petrit Vasilin, për të bërë koalicion me LSI-në.

Ai iu referua Bashës dhe Ramës.

Por, atij i është përgjigjur sot me ironi deputeti socialist Erjon Braçe.

Qe ne mengjes, tek punëtorët e bujqësisë!

Gezim Meta dhe Diana-gruaja e tij, ne Krutje te Siperme, kane ndertuar nje super ferme Manaferrash!

Shiheni vete!

Toke e mire, uje dhe diell pa fund-vetem kaq per:

Manaferra të prodhuara në kushte natyrale.

Punojne pa fund, me mund e djerse, i pashe vete qe i perkushtohen cdo bime e cdo kokre manaferre me nje dashuri qe njeriu e ka per femijen e tij.

Dashuria e tyre eshte elementi i katert-toke, uje, diell, dashuri, natyral ne LORIS BLECK BERRY!

Asgje tjeter;

Asnje ndihme, asnje subvencion!

Po si ka mundesi? Heee si ka mundesi?

Doja ti telefonoja Petrit Vasilit per ta pyetur;

Si ka mundesi qe subvencionet e Ministrise se Bujqesise nuk arrijne kurre tek punetoret e bujqesise?

E lashe fare;

U kujtova qe urdhri ishte per pas zgjedhjeve.

Nejse, deri atehere ka kohe, por do jete krejt ndryshe!

Subvencionet nga agallaret, do i cojme tek punetoret e bujqesise”, shkruan deputeti socialist.

4 komente në “Ironia e deputetit socialist me Ilir Metën: Doja të merrja në telefon Petrit Vasilin sot, por…”

  1. Shoku " Shpati " says:

    O Eri , pse nuk e mer guximin te hapesh nje aktivitet privat ? Meqenese je kaq pjellor ne vleresim dhe kaq ironik ne gjykim atehere mos e vri mendjen e vogel per gjoja batuta por shko ye QKB dhe rregjistro ndonje aktivitet e te shohim pastaj si do ta mbash familjen . Po qe se ndodh qe Rama do ti telefonoje Vasilit ne dt 26 cfar do te besh ti ??? Apo edhe ne kete rast te ndihmon gjatesia qe te mos te merret njeri me ty !

  2. Bogonica says:

    Krutja eshte nje hapsire civilizimi,ka njerez puntore dhe bujare,nuk dine te ankohen.Shpesh eshte folur per kete fshat si fshati i Lenka Cukos,por kjo ska lidhje me ata njerez qe duan perparimin dhe progresin.Sa per Erionin mire ben qe kritikon,por Ministrin e Bujqsise aty ne Tirane e ka pasur,perse nuk e ka bere problem me perpara?Bujqsia per Lushnjaret eshte jeta e tyre,ndersa Lushnja eshte jo vetem hambari i Shqiperise,sic thuhej dikur,por po te investohet ai rreth mban me perime jo vetme gjithe Shqiperine por edhe gjithe Ballkanin.

  3. Xyz says:

    Z. Braçe të them të drejtën kujtova se do thoshe: “Doja të bisedoja.me z. Vasil në telefonin e zyrës por.mu përgjigj z. Meta. Xyz

  4. Dajti says:

    Do merrin ne telefon Ilir hajdutin te vjedhe sa me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje