Partia Demokratike është e para forcë politike e Shqipërisë pluraliste që në 27 vite ka shkuar një pjesë të madhe të historisë së vendit. Me të mirat dhe të këqijat e saj, me pluset dhe minuset përgjatë gati 13 vjet qeverisje, demokratët i kanë dhënë vendit, shumë më shumë reforma dhe ajo gjithmonë ka qenë një forcë politike, jo vetëm e militantëve, por një pasuri kombëtare shqiptare. Misioni i PD ka filluar në dhjetor të 90, por fatkeqësisht duket se po deformohet në qershor të 2017.
Kjo për shkak të një lideri politik të papjekur dhe aventurier, i cili në momentet kur Partia Demokratike duhet të ishte e bashkuar dhe e gjitha në fushatë elektorale, është më e përçarë se kurrë më parë.
Kryetari i saj Lulzim Basha është njeriu që me një të rënë të lapsit, shpartalloi një trupë kontribuesish në karrierë, të cilët kishin një peshë të madhe politike në këtë forcë.
Kjo do të thotë më e dobët elektoralisht dhe të dobësosh forcën politike që drejton, vetëm tre javë para zgjedhjeve, do të thotë se i shërben kundërshtarit, e nuk e do dhe e urren atë parti që drejton.
Nga ana tjetër, sot PD po humbet identitetin, logoja e saj zyrtare, flamujt dhe ngjyra blu është zhdukur nga të gjitha aktivitët e saj politike. Basha shfaqet me një sfond të kuqerremtë, si Rama dikur, kur rozën socialiste e bëri mavi, Lulzim Basha po zhduk dalë ngadalë ngjyrat dhe simbolet e PD.
Kjo do të thotë t’i humbësh asaj një pjesë të forcës që përfaqëson. Dhe ta urresh imazhin dhe simbolet e një historie 27 vjeçare të forcës politike që drejton.
Asnjë mesazh, asnjë thirrje dhe asnjë mbështetje apo program konkret nga Lulzim Basha, për ish të përndjekurit dhe ish pronarët. Asnjë përfaqësim i tyre dinjitoz në listat e PD, thjesht sporadike, ky veprim tregon se Lulzim Basha urren shtyllën kurrizore dhe palcën e Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha u ofron shqiptarëve si simbolikë të listës së tij një personazh që shkel çdo parim të një Partie Konservatore pjesë e Partive Popullore Europiane dhe një force politike që në thelb ka familjen dhe kombin.
Basha u ofron si alternativë martesën burrë me burrë dhe këtë nëpërmjet kandidates së tij, e shprehur kjo publikisht dhe të përfaqësohesh me të tillë njerëz është të dalësh nga një tjetër kollonë e rëndësishme që përfaqëson një parti popullore dhe të kthehesh në një OJF që mbron të drejta homoseksualësh.
Nga frika dhe makthi, apo mungesa e ekuilibrit personal ka bërë që Lulzim Basha të zhdukë nga faqja zyrtare e Partisë Demokratike, elitën e saj, sekretariatin, departamentet, Këshillin Kombëtar, kudo vetëm fyrtyra e tij me të kuqerremtën që e ndjek nga pas. Fatkeqësisht kjo do të thotë, të urresh bashkëpunëtorët dhe të zgjedhurit e tu.
Të përjashtosh nga kandidimi të rinjtë dhe elitën e tyre dhe t’i përfaqësosh me klloune dhe personazhe fasadë është një urrejtje që shfaq ndaj atyre që do ta trashgojnë Partinë Demokratike, pa folur më tej për zhdukjen e historisë që është frika dhe urrejtja e së shkuarës.
Këto janë disa nga faktet që tregojnë se Lulzim Basha ka makthet e tij me PD, ai nuk e pranon historinë e saj, ai nuk e pranon të ardhmen e saj, ai deformon parimet konservatore të asaj force politkke, duket refuzues ndaj ish të përndjekurve dhe ish pronarëve. Zhduk imazhin dhe logon zyrtare, ndryshon ngjyrën e partisë, shpalos një program duke gënjyer se ia ka miratuar Merkel dhe bën propozimet që do t’i kishte zili edhe partia socialiste më e prapambetur në Europë.
Në thelb, Lulzim Basha me të gjitha këto veprime dhe shumë të tjera që s’po i rendisi tregon vetëm se ai e urren PD, sepse demokratët nuk e zgjodhën kryetar, por ai fitoi me vota të manipuluara dhe pas urdhrit të dhënë nga Berisha.
Ai sot është kryetar i Partisë D,emokratike, por ai e urren atë forcë politike, militantët e saj, shtyllën e saj kurrizore si shtresë përfaqësuese, parimet e saj konservatore dhe për këtë ai është gati të bëjë gjithçka për të qetësuar shpirtin e tij të mbushur me urrejtje, që fillon që ditën e parë kur ka marrë detyrën e kryetarit, vazhdon me shpartallimin e PD në bazë, zhdukjen e parimeve dhe vlerave të PD dhe kthimin e saj në një instrument personal, për të siguruar pushtet dhe të ardhme të sigurt për familjen dhe vetë Bashën.
Urrejtja e kryetarit të PD ndaj forcës që ai drejton, nuk duket se baza është e dyshimtë apo e paqartë, të gjithë tashmë e dinë, ndoshta më shumë se sa ne, sepse ai e ka reflektuar urrejtjen e tij në çdo hap që ka hedhur në këto 4 vite në krye të forcës që lindi nga idealet e dhjetorit dhe po rrudhet e venitet nga urrejtja e Lulzim Bashës.(Citynews)
Mbase urren pjesen komuniste te PD qe ka bere tere kete vend te flase me vete!