Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj u soll nga PD me pretendimin e një figure teknike, që do të ishte gardiani i mbrojtjes së votës së lirë, nga mospërfshirja e policisë në fushatë , por me ç’po shohim, është katandisur në roje prozhektorësh.
Veçse jashtë kompetence, shfaqja e Ministrit Demiraj në një video ku duket teksa pengon sekuestrimin e prozhektorëve të protestës së PD, është edhe qesharake.
Por ajo që është me e rëndë, duke cënuar rëndë figurën e Ministrit, është kompetenca që i jep vetes për të hetuar se kush nga policët e ka filmuar dhe se si u shpërnda video që nxjerr zbuluar absurditetin e tij.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për policët që filmuan dhe shpërndanë videon e ministrit teknik Dritan Demiraj, duke sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit të efektivëve të policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Dikush duhet ti kujtojë Ministrit të Brendshëm se ky është një standart banal që nuk ka asnjë lidhje me detyrën që i kanë ngarkuar.
Më shumë se sa një hetim, në fakt, i ngjan një loje spiunazhi për të gjetur delen e zezë që nxorri në dritë shkeljen e Ministrit. Demiraj është kështu, shumë larg figurës së “teknikut”, duke u bërë protagonist i një gjuetie shtrigash ndaj policëve, që një zot e di cfarë dobie i sjell atij vetë, institucionit, apo hetimit për helmimin e simpatizantëve të PD. Kështu që,nuk i ngelet gjë tjetër vecse të bëjë detyrën për të cilën vërtet PD e përzgjodhi, të jetë kujdestari i zgjedhjeve.
Por përpara kësaj, si funksionar publik, ka për detyrim të dalë e të japë shpjegim se cfarë kërkonte ai në magazinën e prozhektorëve në Kashar? Pse ai duhej të dilte e të pengonte sekuestrimin e të 11 prozhekorëve me argumentin banal se “i duheshin kompanisë për aktivitetet e tjera”? Deri atëherë, i duhet të ndajë mendjen nëse do të bëjë ministrin, rojen, apo gjuetarin!
Kol Demiraj e njef mire lojen e spiunazhit. Thethi i larget ne distance por jo ne kohe, vitit 2012, do I kujtojne perhere DD oren qe mbante ne dore. Ka institucione dhe shtete qe kane kujtese institucionale te gjate.
Ky nuk eshte per minister,por si militant i kriminalizuar tregon nivelin mjeran te atyre qe PD-ja i servir per shtetaret e erdhshem model!
Me kaq sa beri ky palo minister koke rruar,Rama duhet ta perzinte me shkelma kete cetnik nga detyra dhe ta conte per ndjekje penale!
Ja keta jane gallofet me te cilet Basha do sjelle Republiken e re prej jeniceresh pa tru!
Nuk eshte faji I ministrit eshte faji I kryeministrit qe e toleron !
Jo me kot e shkarkoi nga detyra minstria Kolleli kete minister kur ai punonte ne ministrine e mbrojtjes.E shkarkoi se eshte I papergjegjshem dhe arrogant.
Perkushtohet per te çuar perpara detyren qe ia ngarkoi padroni.