“Shpërthen” kandidati i Sfidës: Populli shqiptar është dele

3 Qershor 2017, 11:41Politika TEMA

Kandidati i Sfidës për Shqipërinë, Ermal Hasimja tha në emisionin Ekopolitikë me gazetaren Aurora Sulçe gjatë debatit me të ftuarit se një pjesë e popullit është dele.

Hasimja iu referua votimit që populli bën për tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI.

Pjesë nga debati

Hasimja: Ndodhi ça ndodhi, dolën videot në televizor dhe nga 5 deputetë u bëtë 18. Përgjigjen njerëzit e kanë dhënë. Kjo tregon se ne kemi, në një masë të caktuar, një popull dele, i cili përdhunohet dhe i thotë babë atij që e përdhunon. Këtë e dimë shumë mirë, por shpresa është që një pjesë e konsiderueshme e këtij populli të mos pranojë këto gjëra që bëjnë këto parti.

Pojana: Unë distancohem nga këto deklarata.

Hasimja: Njerëzit e dinë shumë mirë si funksionon PD, PS, LSI etj.

Kulluri: Unë nuk kam qejf të thirret dele populli, nuk është etike.

Hasimja: Një pjesë e popullit është dele. Unë them mendimin tim. E thua dhe ti kur je në kafe.

Kulluri: Jo nuk e them.

Hasimja: Një pjesë e këtij populli është dele dhe mos e diskuto.

Kulluri: Nuk mund t’i thuash dele.

Hasimja: Është dhe çke me të, sepse janë në gjendje ta shesin votën, po heq atë fukarain që s’ka bukën e gojës që e shesin votën për një budallik. E shikojnë në televizor dike që po vjedh dhe shkojnë e votojnë prap atë njeri.

Abilekaj: Ermal, unë fjalën dele nuk e përmenda, unë thashë të njëjtën gjë që the ti…

Hasimja: Verja emrin si të duash.

Abilekaj: Situata e elektoratit shqiptar është e turpshme. Ajo që ndodhi në Dibër ishte turp i madh që 5 mijë veta shitën votën, por duhet të kemi parasysh që nuk është faji i tyre. Pas një zhgënjimi 25 vjeçar ata nuk e shohin veten të përfaqësuar dhe e vetmja gjë që mund ti marrin votës është 20 mijë lekëshi.

Hasimja: Dallimi i tre partive është 30 mijë lekë të vjetra. Kjo është llogjika.

7 komente në ““Shpërthen” kandidati i Sfidës: Populli shqiptar është dele”

  1. enter dobici janulles says:

    Shko re pirdhu ti deri dje keshilloje Berishen, kujton se harron populli.

  2. Popolo albanese says:

    Po pse mor Ermal e quan popullin tone dele?
    Si mundet qe nje intelemtual te ofendoje popullin e vet?
    Po ti vete nuk je pjese e ketij populli?
    Nese vertet mendon se populli shqiptar eshte dele , largohu nga politika, ne delet nuk te pranojme ty si çoban!
    Ose duhet te kerkosh ndjese.

  3. AC|DC says:

    E cfare te keqe ka?? Biles duhet te ofendhen delet!

  4. agim says:

    hasime nuk ben per. Politikan,ik e mos humb kohe kot mos kerko te te vije prapa kush.Koha do ti nxjerre personat e duhur ne moment te duhur.psh. dikure AKZ qe levizje nga rinia qe mund te bente dcka,por humbi nga personi jo i duhur Spahiu.

  5. Kellira says:

    Nuk di kush mund te quhet dele!
    Populli apo nje qe besonte tek Saliu?!

    Gjithsesi pak me respekt per popullin o Ermal. Te duket vetja akoma si nje nga 4 Musketjeret e Saliut por ke dale ne rruge pikerisht per voten e atyre deleve. Nuk eshte me xhaxhi Sali qe te mbledhe vota keshtu qe…

  6. Faro says:

    Nuk shahet populli tend. Mos harro se sot shume vende te zhvilluara marin profesioniste te kualifikuar nga ne. Shembull jane mjeket qe po na i perlan Gjermania. Pse populli amerikan qe zgjodhi Trumpin, populli anglez qe votoi Brexit, cfare jane?
    E keni bere mode te mallkoni shqiptarin! Kete popull vital me histori te lashte, qe ka ruajtur gjuhen e Homerit deri sot pas 3200 vjetesh, me shume vendosmeri perballe tallaseve te paimagjinuara te superfuqive historike. Nuk e kuptoj se si mund te jeshe politikan i besuar kur nuk respekton popullin qe i kerkon voten!

  7. Dajti USA says:

    O Hasime,lere popullin shiko veten,ke qene keshilltar i nje krimineli,Saliut,ke denuar ti ndonje krim te tij,asnje,tani do qe populli te vij mbas teje,po populli eshte i zgjuar nuk eshte dele sic thua ti,ai distancohet nga krimineli Sali Berisha dhe kelyshet e tij si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje