REPLKAT/ Komentuesit: O mashtrus , a ke bo noj viz sot… Fort po e tallni tarravilen me ne… Rama: Nuk flitet me llafe rakie…

4 Qershor 2017, 17:22Politika TEMA

Kryeministri Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook menjëherë pas komunikimit të tij javor.

Të shumtë ishin ata komentues që i thonin Ramës se po na  kërkon votën me të njejta premtime që ke berë para katër vitesh.

Ndërsa një tjetër i shkruan Ramës se keni 27 vite që talleni me popullin e keni lënë si në kohën e xhaxhit.

Por i menjhershëm ka qenë reagimi i kreut të qeverisë. Ja se si i përgjigjet.

REPLIKAT

Komentuesi: Domethene keto 4 vjet skeni bere asgje as shtet as administrate se e ndate byrekun me lsi domethene shteti dhe administrata kane qene partite humben dhe 4 vjet te tjera MJAFT……….

Rama: Spiro Blerim Dino voto nr.✌️te vazhdojme punen edhe me fort e te bejme edhe shume me shume se c’kemi bere, se llafet e shumta jane fukarallek!

Komentuesi: po kto premtime i ke dhen edhe para 4 vitesh o mashtrus , a ke bo noj viz sot

Rama:  Adi ti s’ke as shkollen e duhur dhe as vemendjen e duhur per te folur per cfare premtimesh kam bere une 4 vjet perpara? Me kete mendje dhe edukate qe ke ti, memorien tende e ke shume me te vogel se memorien e celularit, prandaj mos u merr me gjera qe nuk ti nxe truri, se behesh qesharak?

Komentuesi: O rame ke tegjith drejtorat tuj spiun hajdut servila shiko tek kto ……pastaj kerko vot ne cdo institucion ka super korrupsion me e bukura kerkojn euro jo lek

Rama: Ermal, nuk flitet me llafe rakie po me fakte e para, dhe e dyta duhet reforme ne sistem sic beme me energjine, taksat, arsimin etj, nuk behet shteti me shiko ata shiko andej shiko ketej…?

Komentuesi: Edo ke bo gjith ato premtime per rruge,korrupsionin, etj Po 1 pyetje kam cfare do besh per familjet e varfera shqiptare qe eshte 40% e popullsis shqiptare mund te na i thuash cfare pogrami ke per ato!

Rama: Ku e ke marre kete shifer Si Vi Er?! Sepse nuk eshte e vertete e para dhe e dyta mesoje qe familjet e varfera sot marrin 2 deri 3 fish ndihme ekonomike me shume se 44 muaj me pare dhe shteti paguan 16 milione dollare ne vit, si kompensim cmimi per energjine! Nuk mjafton e di, prandaj voto nr✌️ qe te bejme edhe shume me shume ne kater vitet qe vijne?

Komentuesi: Fort po e tallni tarravilen me ne si te majt e te djatht keni 27 vjet qe ma keni premtuar shqiperin si gjith Europa por na keni lene sine kohen e xhaxhit

Rama:  Shko kerkoji gjetke keto llogarite e 27 vjeteve, me mua fol per 44 muajt qe e kam pasur kete detyre!

Komentuesi: Aman vetem kualicion me pd kurre vetem justifikime mo na thuaj mbas zgjedhjeve se na i fute thiken ne zemer mos ta votoj ps sa te jesh ti ne ps respekte partise time te madhePS mos na tradhto mbas zgjedhjeve me pd FITORE PS.

Rama:  Na jepni shumicen e nevojshme qe te mos kemi nevoje per te tjere?

Komentuesi: Ne administrate ka injorante dhe arrogante. Beni nje veting per administraten pasi jane seriozisht te pa afte. Te mos abuzojne me oraret e punes dhe me mendimin se shtet eshte,

Tek privati nuk ndihen, ne shtet fryhen si kokoshi…Shiko më shumë

Rama: Voto nr.2 ne 25 qershor qe ta bejme edhe reformen e administrates shteterore✌️

Komentuesi: Bjeri se i bie mire

Rama: A thua Erion? Ne fakt ti po i bie jo une?

4 komente në “REPLKAT/ Komentuesit: O mashtrus , a ke bo noj viz sot… Fort po e tallni tarravilen me ne… Rama: Nuk flitet me llafe rakie…”

  1. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Fatkeqsi po fitoi ky prap.

  2. Loni says:

    Sa pa edukate komentuesi ‘ke bo ndonje vize sot’, kryeministrit te vendit te tij qe po ben shtet, turp

    1. Lugati says:

      o tutje se te shqeu….a ma shpjego pak ca do kryeministri(lugati) m’internet tu fol me robt???e ka pak ca i’kan shkrujt..kur e kerkon ferren kshu osht..ene ne shqiptaret ta lyjme me voj qe kur te na e zhysin prape me 25 qershor mos nime shume dhimje..pavarsisht se jena msu tu na e zhyt..jena kalit me pak fjale

  3. Loni says:

    O ti lugati, rrahman, idris, Mustafa, myslim, ti vish anes Myzeqese, nuk shkruhet ene po edhe, jo voj po vaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje