Kryesuesi i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër Bledi Cuci zhvilloi sot një seri takimesh duke filluar në pazarin e qytetit e Kelcyrës për t’u shtrirë më pas në Ballaban, Goricë dhe Picar.
Gjatë vizitës në Këlcyrë, ai i’u shpreh tregtarëve se pas përfundimit të projektit për sheshin në qëndër të qytetit dhe shëtitores, do të vijohet më tej me projektimin dhe ndërtimin e një pazari dinjitoz për t’i ofruar të gjitha kushtet një prej pazareve më të njohura të jugut të Shqipërisë.
Më tej, ai vazhdoi turin e takimeve në Ballaban dhe Goricë, ku vuri në dukje se 220 mijë hektarë tokë vaditen rregullisht, 2 herë më shumë se gjatë 25 viteve të fundit:
“Bujqësia ishte tërësisht e braktisur në 25 vite. 125 mijë hektarë tokë vaditeshin në 2013 dhe vetëm falë reformës territoriale e cila i dha mundësi financiare bashkive të ishin aktorë kryesorë në punë komunitare, e kemi çuar ne 240 mijë hektarë. Brënda 2 viteve të mandatit të ardhshëm, ne nuk do të lëmë asnjë centimetër tokë të punueshme në shqipëri pa vaditje.”
Në fund të fjalës së tij, ish-ministri për çështjet vendore premtoi se gjatë mandatit të dytë do të hiqet TVSH për inputet kryesore bujqësore duke sjellë një lehtësim 30 milionë dollarë për fermerët.
“Do të ndërmarrim nisma në parlament për heqjen e TVSH për inputet bujqësore. Janë 30 milionë dollarë që paguhen sot nga fermerët si rezultat i këtij tatimi ndaj në mandatin tonë të ardhshëm kjo taksë do të zerohet për inpute si fidanë, farëra dhe pesticide duke filluar që nga buxheti e 2018”
Pikat e programit për bujqësinë: