Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, arrin në shifra rekord

5 Qershor 2017, 11:16Sociale TEMA

Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve.

Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se për vitin 2016, numri i personave në pension arriti në 611,544 persona, me një shtesë prej mbi 12 mijë e 600 pensionistësh nga 2015-a, raporton Monitor.

Për pasojë, shpenzimet ndaj përfituesve u rritën me 4,5 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 32 milionë euro.

Në harkun kohor të gjashtë viteve, numri i pensionistëve u rrit me 12,6% ose 68,491 persona.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2016, u raportuan 611,544 të tillë.

Sipas të dhënave që i përkasin harkut kohor 2010-2016, ritmet e rritjes së numrit të pensionistëve u zgjeruan pas 2012-s. Në dy vitet e mëparshme, numri i tyre është rritur me pak më shumë se 5 mijë persona, por në vitin 2013, në skemë janë shtuar mbi 16 mijë pensionistë, më 2015 mbi 15 mijë pensionistë.

Ritmet janë ulur dy vitet e fundit, për shkak të reformës së re në pensione, që zgjati moshën e daljes në pension me 6 muaj në vit për gratë.

Për pasojë, shpenzimet për arkën e pensioneve janë rritur dukshëm. Në vitin 2010, sipas të dhënave të ISSH-së, shpenzimet për pagesat e pensioneve ishin 63.7 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, këto pagesa arritën në 90.5 miliardë lekë, me një rritje 42%.

Shpenzimet për pensione për vitin 2016 shënuan rritje vjetore me 5,6%.

Në fillim të vitit 2017, popullsia e vendit sipas INSTAT ishte 2,876,591 persona, ndërsa numri i pensionistëve në këtë vit, sipas ISSH, ishte 611,544. Për rrjedhojë, të moshuarit në moshë pensioni, përbënin 24% të popullsisë së vendit.

Plakja e popullsisë sot është një fenomen botëror dhe një nga arsyet kryesore të reformimeve të skemave të pensionit.

Vende të ndryshme e kanë adresuar në mënyra të ndryshme problemin, që nga krijimi i incentivave për rritjen e lindshmërisë, duke rritur shpërblimet, subvencionet e familjeve me shumë fëmijë, njohje ose dhurim të periudhave të sigurimit për çdo fëmijë ose kohës së kujdesit ndaj fëmijës, rritjes së moshës së daljes në pension ku disa vende po e rrisin deri në 70 vjet.

Një projeksion i popullsisë u realizua edhe në vitin 2014, në momentin e hartimit të reformës së pensionit, si një pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e projeksionit të ecurisë së sistemit të pensionit deri në vitin 2080.

Ky projeksion i të gjithë të dhënave demografike të mbledhura tregon një tendencë të tkurrjes së popullsisë rezidente në Shqipëri, rënie të lindshmërisë, plakje të popullsisë dhe rritje të peshës specifike të popullsisë mbi 65 vjeç në raport me totalin e popullsisë.

Nëse në vitin 2012, popullsia rezidente në Shqipëri ka qenë rreth 2.9 milionë banorë, në vitin 2080 parashikimet janë për një tkurrje të ndjeshme dhe popullsia në këtë vit do të jetë rreth 2–2.1 milionë banorë.

6 komente në “Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, arrin në shifra rekord”

  1. xyz says:

    I morem vesh statistikat tuaja, pyetja eshte: Perse publikohen keto shifra? cili eshte qellimi? Kerkoni zgjidhje nga mediat qe i publikoni apo harruat qe gjate gjithe jetes aktive njerezit, burra dhe gra kane derdhur ne arken e sigurimeve kontributet perkatese. Te publikosh keto probleme te cilat nuk kane te bejne aspak me publikun, sepse e thame qe njerezit derdhin kontributet. Nese i publikoni qe te justifikoni gjoja per te bere reforma si psh ulje pensionesh, ngritje moshe, keto jane veprime te paaftesish qe kane drejtuar dhe drejtojne keto institucione nga viti 1996 e kendej. Institucionet perkatese te mos merren me veprime te tilla por tu ngrahin kembeve dhe mendjes dhe te hartojne ligje per te qene, te kerkojne kontribute nga çdo subjeklt ekonomik, politik dhe insitucional dhe jo te fshihen mbas servilizmit apo perfitimi dorovites. Fatkeqesi per Shqiperine qe ne institucione vendosin njeres partiak, te pa afte as profesioniste por nisen nga nepotizmi, militantizmi dhe bukuria. Se fundi ju te paafteve ju jap nje zgjidhje: Lutuni Zotit qe te vdesin njerezit me mosha mbi 60 dhe ju pastaj patrate qe mbeten i vidhni, sepse te tille profesion e zoteroni per bukuri. Turp dhe fatkeqesi. Nuk plaket Shqiperia por jeni plakur ju militantet. XYZ

  2. zi says:

    Ne 2080 do tengelen vetem skeleti i nofullave te berishes duke u zgerdhire per te keqen e radhes,
    dhe hije skeletesh te gjymtuara duke e ndjekur nga pas.

  3. Alban says:

    Ja sa bukur, keto jane shenjat e para te zhdukjes se nje kombi. Njerzit s’bejne me femije, pleqte shtohen, semundjet shtohen kurse ata qe ” pjellin ” shkojne jashte shtetit. Jo po se fajin ua kishte Enveri ju, qe mbajti popullaten e shendetshme e rritjen konstante e te miremenaxhuar. Popull alabakesh qe s’dini te dalloni te miren nga te keqja.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Eshte mashtrim !
    Reforma e pensioneve ka vite qe ka filluar.
    Dalja ne pension ne moshen 66-67,kur mesatarja e jetgjatesise nuk i kalon 70 vjet,nxjerr perfundimin qe punonjesit e siguruar paguhen mesatarisht 4 vjet,nga Sigurimet Shoqerore.
    Ku eshte humbja ketu ?!!
    Apo vazhdon vjedhja ?

  5. tfgs1 says:

    Zikeeeeeeeeeeee suma,shkuat per lesh more qafir………………allah uakbar!

  6. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Si ka mundesi we ne nje popullsi prek 2’8 miljon banore 700 mije te jene pensioniste?
    Manipulohen shifrat??? Sigurisht.
    Pse??
    Per te trembur njerezit qe te rritet perseri mosha e pensionit.
    Metode e vjeter e shteteve perendimore.
    Po une them ka nje zgjidhje. Ti helmojme pleqte te gjithe qe mos te rrezikohet buxheti i shtetit.
    Ose ti cojme ne lufte. Ti shpallim lufte pensionistave grek e ti vrasim te dyja palet.
    Keshtu edhe cipras nuk merr borxhe shpeton greqia.
    Po shpeton dhe edi rama dhe ato leke ti perdore tja hype avjobit cdo dy dite e te bredhe gjithe boten siq beri mandatin e pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje