Juventus-Real Madrid është finalja e madhe e “Uefa Champions League”, që do të zhvillohet në Cardiff në “Millennium Stadium”.
Një finale mes dy ekipeve që këtë sezon kanë dhuruar mjaft emocione dhe sot synojnë që të ngrejnë lart trofeun më të rëndësishëm europian.
Përballja e sotme do të jetë mjaft spektakolare dhe emocionuese pasi të dyja ekipet që kërkojnë të ngrejnë lart trofeun, me Realin që synon për të fituar për të dytin vit rradhazi, ndërsa Juventusi kërkon që të rikthejë këtë trofe në shtëpi pasi për herë të fundit e ka ngritur në vitin 1996.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO minutë pas minutë rastet e kësaj finaleje.
Formacionet Zyrtare:
Juventus: Buffon, Chiellini, Bonucci, Barzagli, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Dani Alvesh, Dybala, Mandzukic, Higuain
Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Casemiro, Modric, Kroos, Marcelo, Isco, Ronaldo, Benzema
GOL! Asenisio realizon dhe golin e katërt për Realin duke i dhënë vulosur përfundimisht suksesin e madrilenëve
GOL! Të papërmbajtëshëm madrilenët që shënojnë dhe golin e tretë me Ronaldon i cili shënon golin e tij të dytë personal në këtë finale
GOL! Reali kalon sërish në avantazh me anë të Casemiros që shënon një gol mjaft të bukur nga një distancë e largët
Minuta 54′, Tenton nga distanca Luka Modriç, por pritet pa problem nga Buffon
Nis pjesa e dytë e finales Juventus-Real Madridit me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
GOL! Barazon gjithçka në “Millennium Stadium” pasi Juventusi barazpeshon shifrat me anë të Mandzukic që shënon një gol të mrekullueshëm
GOL! Reali Madridit kalon në avantazh pas një aksioni spektakolar i cili konkretizohet në mënyrë perfekte nga ana e Kristiano Ronaldos
Minuta 6′, Juventusi e nis në mënyrë mjaft të mirë finalen me Pjaniç që krijon rastin e parë të rrezikshëm duke goditur nga distanca, por që nadalet mrekullisht nga Navas
Elektrizuese atmosfera në “Millennium Stadium”, më të dyja tifozeritë që kanë krijuar një keorografi fantastike
Spektakolare ceremonia hapëse e finales së Champions League