Gruaja përleshet me grabitësit për të shpëtuar të birin

3 Qershor 2017, 17:30Sociale TEMA

Një gruaje i është dashur të përleshet me dy grabitës për të shpëtuar djalin e saj 2-vjeçar.

Ngjarja është filmuar në Sao Paolo, Brazil nga një kamera sigurie.

Dy persona tentuan të grabsinin një makinë të parkuar përpara një dyqani akulloresh, ndërsa brenda gjendej edhe një fëmijë.

Nëna shihet teksa nxiton për t’u përleshur me grabitësit, të cilët nuk ngurrojnë ta godasin disa herë.

Në një moment ata hyjnë në makinë dhe janë gati të largohen bashkë me fëmijën, por gruaja afrohet dhe iu thotë diçka.

Pas kësaj, ajo ka arritur ta nxjerrë jashtë të birin, ndërsa shihet se edhe disa kalimtarë janë afruar të shqetësuar, por grabitësit largohen duke marrë makinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje