REPORTAZHI: Thesari majë malit të Gramozit

6 Qershor 2017, 18:12Turizëm TEMA

Nga Marin Mema

A e njohim ne sa duhet vendin tonë? Mundësitë e tij? A i shfrytëzojmë resurset e pafundme që na janë dhënë? Shqipëria ka shumë të tilla, një pjesë e të cilave nuk janë promovuar kurrë mjaftueshëm. Mes tyre është edhe mali i Gramozit, në krye të të cilit gjendet edhe një liqen i mahnitshëm.

Udhëtimi për në Gramoz mund të bëhet nga mjaft fshatra të zonës, por jo gjithkund është e lehtë. Ne zgjedhim një shteg disi më të shkurtër, përmes fshatit Skorovod, rreth 12 kilometra nga Erseka. Deri në një pikë rruga përshkohet me makina të larta, në një version të mirëfilltë për gara rally.

Ky mal është konsideruar gjithmonë si pjesë e pandarë e historisë së krahinës. Prej këtu kanë fillesën lumenjtë e rëndësishëm të Devollit dhe Osumit. Fshatra të shumtë e të mahnitshëm, përfshirë edhe zonën e Nikolicës e më tej, ngrihen rreth tij. Jo thjesht ata të rrëzës, por e gjithë pllaja e Kolonjës ofron veçantinë e saj, tejmbushur me histori, traditë e kulturë të mbartur me breza. Pa harruar pyjet e Gërmenj – Shelegurit, që derdhen si një oaz qetësie e paqeje. Nga sipër është më e lehtë të dallosh gjithçka.

Lartësia imponuese ndan Shqipërinë nga Greqia, por edhe Kolonjën nga një pjesë e mirë e fshatrave të dikurshëm të saj. Nga këtu rrjedh edhe freskia që dominon krahinën thuajse në 365 ditë të vitit, por jo vetëm kaq, sepse Gramozi është një pasuri e pashtershme .

Jo më kot krahina ofron prodhime blegtorale të një cilësie të lartë, ashtu si mjalti produkt i një bimësie të pasur e të tejmbushur me bimë mjekësore në të gjithë krahinën e Kolonjës. Gramozi, pjesë e vargmaleve të Pindit, ofron një strukturë tektonike mjaft interesante. Në lartësitë e mëdha ka forma të shumta të relievit akullnajor. Pjesa veriore e qendrore janë të pasura me kullota alpine, ndërsa ajo jugore me pyje të dendur ahu e halorësh.

Piramidat duken si ushtarë të vetmuar, zyrtarisht ato ndajnë territorin e dy vendeve, por nuk mundet të ndajnë historinë. Më tej gjenden Plikati dhe gjurmët e tij. Shqiptarët jo ortodoksë u detyruan të largohen nga këtu në masë pas vitit 1913, si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme të andartëve grekë.  Ata kaluan në Shqipëri, ndërsa të tjerë iu bashkuan të larguarve të mëparshëm që kishin themeluar fshatrat Negovan, Bellkamen e mjaft të tjerë përreth Follorinës. Më tej është fshati Gramoz e mjaft qendra të tjera, të cilat janë nën varësinë e bashkisë Konicë, vendit ku në 1875-n lindi Faik Konica. Zona është e njohur për komunitetin e vllehëve, kontributi i të cilëve jo pak herë është lënë të zbehet e në harresë të plotë, ashtu si gjithçka që lidhet edhe me ta.

Kurrizi i malit herë hapet në lugina të mëdha , herë ngushtohet aq shumë sa duket sikur lartësitë do të përpijnë. Ky është vendi ideal për ata që kërkojnë aventurën, ecjet e gjata, eksplorimin, e gjithçka tjetër që këtu natyra e ofron në formë të pakursyer. Gramozi për nga lartësia është i treti në Shqipëri dhe ka një gjatësi që shkon nga 25 deri në 30 kilometra. Studimet për të duket sikur nuk janë kurrë të mjaftueshme ose e thënë më qartë ato nuk e kanë prekur kurrë sa ç’duhet Gramozin dhe historinë e tij…

Liqeni i Gramozit, objektivi i udhëtimit tonë që zgjati diçka mbi tri orë, shfaqet rrethuar mes majash që të japin përshtypjen e një kalaje natyrore. Ai ka një bukuri të rrallë si në dimër ashtu edhe në pranverë e verë.

Liqeni ka një hapësirë prej 0,4 hektarësh. Ndryshimet e nivelit përgjatë vitit janë të vogla, pra nuk është një liqen i përkohshëm. Ai është këtu edhe në muajt më të thatë të vitit.

Se kush mund të vendosë ose jo të ndërmarrë këtë udhëtim. Sigurisht duhen investime, reklamim, mbështetje, por ajo çka është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Shqipëria ka edhe vende të tilla të mrekullueshme që kanë edhe më vlerë sesa destinacionet aq shumë të reklamuara në vendet fqinje. Shqipëria ka vërtet gjithçka duhet, thjesht ta kuptojmë e vlerësojmë. (Blitz.al)

14 komente në “REPORTAZHI: Thesari majë malit të Gramozit”

  1. Albani says:

    Ku I ke fotografite?

    1. mirel says:

      E kishte meditim patriotik. Nuk ka nevoje per fotografi.
      Ben nje xhiro ne Tomor dhe paguhet per reportazhin.
      Me kete rast i ve dhe vetes targen patriot, pavaresisht se i ka reportazhet gjysmake

      1. ardi says:

        shkrimi i plote eshte te blitz.al fajin e kane ketu qe e kane marre gjysmak pa fotot e shumta qe jane ne origjinal.

    2. Adriatik says:

      Nje turkoshqiptar persona non grata ben reportazh per malin e gramozit…aty ku komunistet lane kockat nga bombat e aleateve.

  2. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    Vazhdon pseytoistoriani turkoshak Mema me pordhe me rigone nen moton : genje,genje se dicka do te mbetet……………
    ”shqiptaret” jo kristiane nuk u larguan nga greket more i pacipe turk por u larguan si bashkpuntore dhe bithelepires te turqeve per 500vjt ,ashtu si dhe tourkotsamet ne Thesprotia…………

    1. kodrasadikitk says:

      Mjerisht ka ende faqezi e laramana qe sja dojne te miren Shqipnise po si ka mundesi qe ka bukpermysa qe krahinen ma te bukur shqiptare e quan Thesportija more mjeran e leckaman faqezi ….

      1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

        reeeeeeee ouuuussssttttttttt,vrromoarapi i sulltan muratit………………….

    2. arber says:

      o ti qe ben si ekspert ne kolonje jane vrare nga greket jo vetem bektashinj se atje ska myslimane por edhe ortodokse. ndaj para se ti thuash ketij djali turkoshak kexo me shume e lesho mu…. me pak nga goja. resik hahahahahaha jeni bere ju greket si majasell hahahahaah

  3. Ai says:

    Interesohu mire, pse ai fshat quhet Bellkamen, o pasardhes i ilireve, arberesheve a ku di une.

  4. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista says:

    Quheshe lake gistova. Dhe ishte me shume ne anen greke. Emri sllav

  5. mond says:

    te gjithe duhet te kuptojne nje gje te thjeshte fare: universi eshte ky qe eshte dhe planeti ku ne banojme eshte nje molekule e vogel e tij, pare nga ky kendveshtrim si mund te pretendosh kush eshte me i vjeter , me i zgjuar , me i pasur , me … me …. …. e kuptoni sa pa kuptim jane te gjitha keto ???? dhe sa pa kuptim jane ndarjet e globit ne shtete, fe, parti , etj etj, ….universi ka per te gjithe prandaj mos e banalizoni debatin pa kuptim per cdo arsye.Gramozi eshte nje pjese e ketij universi qe e kemi prane dhe ne dhe “greket” por mund ta kishte dhe kushdo shtet tjeter , dhe cfare pastaj ????
    por ky lloj debati tregon nivelin e shoqerise , dhe te pjestareve te saj, per interesa nga me te ndryshmet qe para Universit jane pa kuptim, shahen e lavderohen sikur marrin rrogen me kete pune, prandaj s ke ctju thuash tjeter vec : pune te mbare !

  6. ..... says:

    NESE duan te din njezrzit sa shkerdhata antishqiptar ka ky ven le te lexojn komentet e ktyre lart , qe nuk i vin as ke ai miku kti djaloshi vertet patriot , por qe sulmohet nga antishqiptaret bythlepires te grekut , brravo MARIN MEMA , reportazh shum i bukur per ata qe vlersojn atdheun e vet vertet , kta qe te shajn ne komente kan shitur bythen gjetiu , andej nga kan shitur bythen si dhjesin me nje mut dhe bejn si goret neper komente , duan te behen te besushem perpara atyre qe i kan bler bythen , prandaj te ofendojn ty MARIN.

  7. Miu i arave says:

    Marin Mema, ky spurdhjak, mbeturinë turko-anadollake, ka marrë përsipër (bashkë me “profesor” Xhufin), të bëjnë Historinë e shqiptarëve….(???!!!) Historia, more kalama bythëlëpirës (për pesë aspra), nuk bëhet siç na pëlqen neve, por ajo “është shkruar” nga të parët tanë dhe sido që të duam ne, nuk mund ta ndryshojmë…veçse bëhemi gazi i botës dhe … pre e atyre që na shfytëzojnë për inetresat e tyre… (pikërisht “ata” që të hedhin kockat ty…) Një shëmbull që tregon “zgjuarësinë” e këtij tipi: Faik Konica, lindi në Konicë dhe…si rrjedhojë Konica është qytet shqiptar…(???!!!) Sipas këtij “majmuni dredharak”, i bie që meqënëse Ismail Qemali e patriotë të tjerë shqiptarë kanë lindur në Stamboll, Stambolli është qytet shqiptar…???!!!

  8. Drini says:

    Te lumte Marin

    Sa here zbulon treva me tradita dhe bukuri te Shqiperise, kertyre filo grekeve u dhemb deri ne kocke. Nuk na plas shume thjesht lehin
    Kane frike nga e verteta dhe historite e Shqiperise.
    Te falenderoj qe na informove, shume shpejt do e bejme nje udhetim andej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje