Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë. E kuptoj mirë Edi Ramën, që po zbavitet dita-ditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për cfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa.
Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje-pritjesh në klubin e qofteve të lagjes.
I pari i qeverisë është hallexhiu i “dasmës” në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia.
Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësishme.
Kryeministri e ka për zanat këtë hazërxhevapin e batutave dhe ta ndjekësh atë sot është si të shkosh me dëshirë për të luajtur në fushën e tij.
Ai sigurisht që nuk do debat për kanabisin, koncensionet, lidhjet me krimin, shëndetësinë falas dhe premtimet e tjera të pambajtura, por as për atë që do ndodhë nesër me shqiptarët, në rast se nuk do të jetë më në pushtet.
Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik.
Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me “çitjanet” dhe “veladonët” e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtjen.
Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq “Rilindja” këto 4 vjet, çuna!
Ndaj le t’i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t’u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri.
Por mbi të gjitha me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeministër hokatar dhe do te mandatojë për të qeverisur ekipin fitues te “Republikës së Re”.
Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin, dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin.
Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!
Se ka bo ca gjona qe bibat si puna jote nuk i bon dot per 28 vjet.
O deputeti Pato-zi.
Si e dorzut shtetin ju ne 2013 ??
Po te kishit dhan llogari ju si PD ather do kishit te drejt ti kerkoninit sot llogari PS
Shqiptaret duhet te votojne SFIDEN,FRD,dhe LIBRA per te largu perfundimisht te keqen,..
qe eshte ngul keta 27 vjet nga PD,PS dhe Likja
Ik ore pirdhu!
Oooooooooooooor Tito!
Asnjehere nuk te kam lexuar se cfare shkruan!
Gjithmone mendoj se kur ti hedh disa rreshta , brenda dop te lexoj mjegulline, tinzaritetin, mllefin dhe urrejtjen qe bart shpirti yt!
I perkedhel ndonjehere fjalet, por brenda permbajne toksinen vdekjeprurese te shpirtit tend te zi!
Tani po: ke ne dore fjalen-plumb, sepse do te te vleje per tu punesuar diku…..
Bashkoju Fahri fytyremerdes dhe Kac Zi Islamit!
https://www.youtube.com/watch?v=zn2Do3Okr7o
Ti ke qene protogandisti kryesor i debatit,analizes,i te vertetave,i te rendesishmeve,i politikes se madhe,ke qene kundershtar deri ne vetesakrifikim,i udheheqesve te tu,sa ata para teje rrinin si pula,ti ndryshove gjendjen e p.d deri sa arrite,bashke me shoke, ta coje nga fitorja ne fitore,largimi jot,pa tjeter me deshiren tende,do ta coje p.d. ne humbje katastrofike,sa kryetari i saj atehere do ta mesoje se shkaku i humbjes eshte mungesa e jote,ai do te te lutet ty,do kerkoje mbeshtetjen tende,po do jete shume vone dhe ti dhe ti nuk do te pranosh kurre qe ti japesh mbeshtetje
edi rama eshte politikani me produktiv positiv qe ka pasur shqiperia ne multipartizem. ai ka ide te qarta per nje shqiperi te forte ekonomikisht dhe politikisht, dhe me nje sens te forte zhvillimi mbarekombetar. ai jep prova realisht sesi mund te ndertohen qyteterimi. me shembuj konkrete ai po e tregon kete gje.
ti o palloz, nuk ke as moral as takat te matesh me edi ramen. ti ke qene nje figurine, apo nje kobure ne duart e sali serbit, qe te ngrehte si te donte qejfi. ti je absolutisht nje hic. ta quash privilegj qe po merrem me ty – vetem kete here te vetme do ta jap kete privilegj, per respekt te lexuesve te nderuar.
prandaj o palloz, mundohu te nderrosh faqen tani, behu djale i mire se i keq e pallosh je bere me kohe qe kur ke pire supen e saliserbit.lesho brockulla sa te duash, njerzit ta kane hequr fillin – je limon i shtrydhur, as saliserbit nuk ja ngref me.
Si CUN qe jam, i lexoj me kenaqesi Shkrimet Tuaja o Xhaxhi TITI !!!! LuLUSHI e shperdoroi “INTELEKTIN” Tend !!!
Do ishe me koerent po te shkruaje…Pse i shkova mbrapa LULIT per 4 vjet…..
O Astrit djali, po perse na dolet sot qe jeni ne opozite kunder droges, korrupsionit dhe vjedhejes se votes? Perse kur ishit ju ne pushtet, vidhej cdo gje dhe Lazarati apo Shijaku ishin qendrat Europiane te droges. Pse ne kohen tuaj nuk guzoje te dilje ne rruge me makine se nga ferrat do dilte “shefi” me bllokun e gjobave ne dore qe donte “taksen e rruges”, kur ne cdo zyre qe te hyje duhet te paguaje nen dore per te marre edhe nje certificate te thjeshte familjare, kur energjia vidhej sheshit, kur ne spitale behej pazari ne koken e te semurit qe hiqte shiprt e kur e kur … e te tjera si keto, pa llogaritur maskaralleqet qe keni bere duke shitur interest kombetare tek greku e serbi dhe duke vrare mijera te rinj e te reja shqiptare ne 97-ten. Pa llogaritur mijera te tjere qe iknin nga syte kembet me gomonet e vdekjes.
Ju zoti Patozi, keni aq shume gjynahe sa njeqind nete te gjata dimri nuk mjaftojne per ti treguar te tera. Me e mira qe mund te beni eshte te mos ndjeheni fare as ju qe keni qene vec puthadoret e general Berishovicit dhe as ca te tjere qe hidhen nga nje karrike ne tjetren si puna e like floririt me partine e tij te falimentuar.
Na beni nje nder te fundit dhe na u shporrni edhe nga gazetat dhe websajtet se na dhembin syte kur ju shohim dhe veshet kur ju degjojme.
Ik e futi nje bixoz o burre e mos u mer me Ramen.
Pra me ne na jep te kuptojme qe dhe ti voton Ramen , por ka nje ndryshim esencial ndermjet ty dhe ne-ve qe jemi popull, dhe kjo e para se nuk je i sinqerte ne titullin qe ke vene, E dyta , puna e secilit eshte percaktuese per te ardhmen e tij politike, dhe kjo eshte e matshme nga syri ne-ve, E treta, vizioni i se ardhmes dhe perspektiva europiane qe jep Rama eshte aq e prekshme per ne-ve, E katerta , nuk i ktheu shpinen dhe nuk ju fsheh askujt , por i dha pergjigjen ashtu si e gjykoi te pershtatshme . praktik dhe konkret. E pesta per arsyet e mesiperme ti ngelesh nje demagog dhe hipokrit.
fiks o tito, as ne nuk po e marrim vesh, qysh ti nuk po e merr vesh pse-ne, je nga te paktit qe ne pd del me lart se masa, dhe me saliun qe leshoi lulin neper kembet tuaja, tu kafshonte kercinjte, perseri nuk te iku burrnia, por duket me shume qe po sforcohesh tej mase kunder rames keto kohet e fundit, per mendimin tim do te ishte me mire te sforcohesh me shume kundrejt nesh, votuesve, sepse te vleresosh kundershtarin, edhe ne nje moment jo shum pozitiv per vete, shqiptaret votues jane ne gjendje ta vleresojne si xhest fisnikerie, nuk eshte per ulje tito,perkundrazi,
“jepi cezarit ate qe eshte e cezarit”.