“Vendos të largohem nga një grup politik që zgjodhi të eleminojë zgjedhjet e lira”.
Kështu e argumentoi Ben Blushi largimin e tij nga Partia Socialiste, teksa akuzonte Edi Ramën për arrogancë në vendimarrje brenda partisë, shkelje të satutit për mosrealizimin e zgjedhjeve të kryetarit dhe cilësuar atë, si “kryetari-kryeministër” i orentuar nga interesa klienteliste.
Blushi e gjeti veten në sferën politike me një slogan të ri, “Liri-Barazi-Ekulibër-Dije”, që vendosi ta kthente në akronimin e partisë së tij LIBRA, përmes së cilës, deklaronte se do të sillte një model të ri politik, larg maskarallëkut të partive tradicionale.
Por në kulmin e fushatës elektorale, duket se në partinë e Blushit ka shpërthyer një valë tërheqjesh e dorëheqjesh të figurave kryesore, që kanë dale më të njejtin pretendim: Në LIBRA nuk ka LIRI dhe Barazi! Vetëm arrogancë dhe autoritarizëm në vendimarrje!
–Neritan Seferkolli, ish-kandidat për kryetar të LIBRA-s, ka deklaruar largimin e tij nga kjo parti, 20 ditë para zgjedhjeve, duke shtuar se “U shkel statuti në çdo pikë…. Çdokush në atë parti është i detyruar të dëgjojë dhe respektojë se kështu do kryetari… Unë s’mund të isha kurrë pjesë e një partie ku i vetmi qëllim është nxerrja e kryetarit dhe nënkryetares si deputetë.”
-Në Prill 2017, Ardi Stefa, ish-student i Dhjetorit, deklaron dorëheqjen nga LIBRA duke deklaruar se “u bëra pjesë pjesë e Mashtrimit të Madh dhe të një ambicieje që duke përdorur gjuhën e bukur sjell frymën e partive të vjetëruara që sulmon”. Pas tij largohet edhe pedagogu i Durrësit, Ervin Shahini.
–Adela Limanaj Bezaitis, një prej 31 anëtareve të Bërthamës së partisë LIBRA, ka shpërthyer ndaj Kryetarit të LIBRA-s, lidhur me mënyrën, sipas saj autoritare, me të cilën Blushi përzgjodhi kandidatët për deputetë.
Është naive të mendosh se të katërt këta kontribues të LIBRA-s, kanë ndonjë hatërmbetje personale me Blushin, sidoemos brenda një partie opozitare që vec mandatit të Blushit e Hafizit, nuk zotëron ndonjë pushtet nga ato që nxisin përplasje lakmish, duke lënë të kuptohet që autoritarizmi i Blushit, mospërfillja e anëtarëve, në partinë që ia premtoi qytetarëve, jo vetes, është i njëjti dhe i vetmi motiv, që ka ngacmuar largimin e tyre.
Ajo që shquhet, është një devijim 360 gradë i Blushit, nga vija që e detyroi të dilte prej PS. Besniku i lirisë në partinë e madhe, është transformuar në autoritarin e një partie të vogël. Kritiku i Ramës për privatizim të Partisë Socialiste, tashmë akuzohet nga bashkëpunëtorët e tij për dorëzim të LIBRA-s te meskinë prapaskenikë.
Ishte Blushi ai që i ulërinte Ramës se “pati ushqyer me qëllim banalizimin dhe vulgarizmin e politikës, duke sjellë në Parlament si dhe në administratën shtetërore njerëz që më parë kishin vrarë, kishin dhunuar dhe kishin trafikuar”. Ndërsa sot, për ironi të fatit (dhe Blushit), Adela Bezaitis, bashkëpunëtorja e tij, i përplas në sy se “po më dhimbset që la veten e tij në kaq pak kohë të rrethohet e dominohet nga një grup njerëzish që qëllimin e tyre kanë si të lëpijnë prapanicën e kryetarit për marrjen e ndonjë llokme në të ardhmen , që janë meskinë, arrogantë , kokëboshë, prapaskenikë dhe mbi të gjitha pa etikë komunikimi”.
Cfarë ka ndodhur me Ben Blushin? Ka devijuar nga vetja, apo shpata e madhe e parimorit të demokracisë së partisë, ishte thjesht një tollombac në arënën e hipokrizisë politike, që plasi shumë shpejt?
Sidoqoftë, fakti është që Ben Blushi, nuk është më i njejti, me apo pa vetëdije, i ndihmuar edhe nga të sapolarguarit kundër tij, ka kryer vetëvrasjen publike të një profili, që lindi si anti-arrogancë, por që vdiq nga po ajo.
Nje nga te shumtit edhe Blushi, shembullin e Rames dhe Bashes ka ndjek. Kishe gje per te thene per keta dy te tjeret ti “Alteo Hysi”?
cpate qe ju leshuat blushit mo gjyzele
kaq shume pike i dha sondazhi ketji mavrise qe pjerdh gjithmone nga laraskat?
Nje tjeter Kreshnik Spahiu. Edhe ky do te perfundoje sic perfundoi Kreshniku, qe hoqi dore nga politika dhe te largohej nga Shqiperia.
Blushi eshte vetem nje pjelle e fisit te vet nga nena Tos Nano(qorri), i cili e mori ne kryeministri e parti dhe e la pas ikjes per te qene fantazma e tij ne PS.Kjo eshte e gjitha reth Blushit te fundit nga saga e pjerdhur e Blusheve nga viti 1944 e deri me sot.Besoj se ky eshte i fundmi i Blusheve, shyqyr zotit.
Eshte e turpshme per dike si ti qe e quan veten gazetar te shkruaj keshtu pa u informuar! personat ne fajle mjafton ti shohesh ca personazhesh jane, cfare intelekti kane dhe sigurisht persa i perkete te qenit brenda ne parti ca funksioni kane pasur dh epse jane larguar duhet te informoheni brenda partise. Por ti vazhdon te jesh ai “negativi ” i urryer i perhershem, uroj te ta mbaje gjate ndergjegja kete qe ben.
Sa qesharak jeni bere ju gazetaret e ErdoRames qe paguheni nje tas me fasule dhe djathe per keto “artikuj”. Blushi beri zgjedhje brendi partise te tij. Dicka qe Rama e refuzoi me c’do kusht.
C’ do kush ka te vetat Gerti.
Blushi doli nga PS se vallaha nuk donte te ish si Rama ( qe natyrisht se arin dot )
Si thua, eshte libra parti me parime, ndryshe nga te tjerat?
C’ do kush ka te vetat Gerti.
Blushi doli nga PS se vallaha nuk donte te ish si Rama ( qe natyrisht se arin dot )
Si thua, eshte libra parti me parime, ndryshe nga te tjerat?
Tralala zura nje gale. Rrofsh o Mero na kenaqe. …… kete me duket se e kam thene je here.
Ini qesharake e aspak serjoze. ??
Foli ky servili i spiropalit me esete e 8 vjecares
Ky homoseksuali po pret vec ndonje kocke nga politika se po te jene te rinjte si ky vajmetet vendi
Ska hequr dore nga lepirjet e by**s ky tipi
Ca militanti qe qenka tamam nga ata te perbetuarit e Enver Hoxhes, turppp per keta te rinj TURP TURP TURP
Big Bravoooo.. super shkrim!!!