Besnik Hasi do te zyrtarizohet sot ne krye te pankines se skuadres se madhe greke, Olimpiakosit.
Tekniku shqiptar ka arritur zyrtarisht marrveshjen me drejtuesit e klubit grek, ku do te firmose nje kontrate 2-vjecare.
Ne nje interviste per mediat greke, Hasi tha se presidenca i ka besuar atij per shkak te eksperiences, ndersa shtoi se do te synoj te fitoj kampionatin, kupen, dhe te kualifikoj skuadren ne fazen e grupeve te “Uefa Champions League”.
“Pas takimit që bëra me presidentin Marinaqis, më ka dhënë dy arsye pse ai donte të më besonte stolin e Olimpiakosit. U ndjeva i lumtur për besimin që kishte tek unë. Ai nuk dëshironte që Olimpiakosi të përsëriste edicionin e kaluar, kur mbeti jashtë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, një arsye pse më besoi ishin eksperiencat e mia me dy klube të mëdha në Europë si Anderleht dhe Legia e Varshavës.
Unë e di që presioni është i madh, pasi synimet e Olimpiakosit janë të larta. Më është bërë e qartë se duhet të fitoj patjetër titullin kampion në Greqi, gjithashtu Kupën e Ligës dhe të shkoj sa më lart të jetë e mundur në Champions. Këtë presion e kam pasur edhe me Anderlehtin dhe ia kam dalë.
Kërkesat kanë qenë të njëjta për mua, kështu që besoj se do të kem sukses edhe në Greqi. Fundi i muajit korrik do të jetë shumë i rëndësishëm për mua dhe ekipin, pasi atëherë luhet faza ‘play-off’”, tha Hasi.