Përplasje gjigantësh për Donnarumman

6 Qershor 2017, 19:11Sport TEMA

Milani është duke e kërkuar rinovimin me Gianluigi Donnarumman, por interesimi i Real Madridir dhe Manchester Unitedit është ende aty.

Klubi italian është duke i ofruar një pagë prej 4 milionë euro në vit që të rinovojë, por portieri ende nuk e ka thënë fjalën e tij.

Mësohet se Raiola kërkon ta bashkojë portierin me lojtarët e tij të tjerë Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.

Por drejtorët e Milanit nëse e shesin duan ta dërgojnë te Real Madridi.

Sipas Mediaset Premium, Raiola ka kërkuar ende kohë për ta shikuar situatën me Real Madridin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje