Dhunoi gazetarin, Fatih Terim përjashton Arda Turan

6 Qershor 2017, 16:02Sport TEMA

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, e ka përjashtuar Arda Turanin nga skuadra.

Këtë vendim tekniku turk e ka marrë pasi ylli i Barcelonës ka dhunuar në avion gazetarin e  Milliyetit, pas miqësores me Maqedoninë.

Ky është një lajm pozitiv për Kosovën, pasi do të përballet më datë 10-qershor në “Loro Borici” për eleminatoret e kampionatit botëror.

Incidenti mes Turan dhe gazetarit ndodhi teksa ekipi turk po udhëtonte në Triesta të Italisë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje