Zyrtare: Ditmar Bicaj firmos me Flamurtarin

6 Qershor 2017, 13:29Sport TEMA

Flamurtari ka bërë goditjen e parë në merkato.

Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e qëndërmbrojtësit të njohur të Kategorisë Superiore Ditmar Bicaj.

Mbrojtësi lezhjan ka firmosur sot me Flamurtarin duke u prezantuar dhe me fanellën kuqezi.

Sezonin që lam pas Ditmar Bicaj ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë, ndërsa ka qenë pjesë edhe të shumë klubeve të njohura në kampionatin shqiptar.

Ky është afrimi i parë për klubin e Flamurtarit, ndërsa pritet që ekipi të forcohet sërish me prurje të reja.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje