Alvaro Morata mund të marrë so tnjë vendim për të ardhmen e tij në Real Madrid.
Sipas Gazzetta dello Sport, Morata do të marrë shumë shpejt një vendim për të ardhmen e tij te Real Madridi.
Sulmuesi spanjoll ka qenë i lidhur me një largim nga Bernabeu gjatë kësaj vere, pasi ka luajtur vetëm si zëvendësues i Karim Benzemës për pjesën më të madhe të sezonit.
Manchester United, Chelsea dhe Milan janë ekipet që kërkojnë shërbimet e tij dhe do të mësojnë fatin e tyre sot me spanjollin që pritet të japë verdiktin e tij.
Pas fitores në Ligën e Kampionëve të shtunën, Morata përjashtoi një lëvizje në Itali.