Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare ish lojtari i Newcastle

5 Qershor 2017, 18:13Sport TEMA

Ish mesfushori i Newcastle, Cheick Tiote ka vdekur në moshën 30 vjeçare, gjatë kohës që ishte duke u stërvitur me skuadrën e tij Beijing Enterprises.

Tiote që u transferua në ligën e dytë kineze katër muaj më parë, sot ka ndërruar jetë.

Lojtari u dërgua me urgjencë të shpejtë në spital, por nuk arriti dot që të shpëtojë pasi kishte pësuar sulm kardiak.

Tiote gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Anderlechtin, Roda, Twente dhe Newcastle, ku kishte kaluar shtatë vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje