Bogdani: Humbja e Shqipërisë, befasuese

5 Qershor 2017, 13:34Sport TEMA

Rezultati i miqësores me Luksemburgun ka qenë befasues edhe për Erjon Bogdanin, ish-sulmuesin kuqezi që mban rekordin si golashënuesi më i mirë të të gjithë kohërave, me 18 finalizime në përfaqësuese. Gjithsesi 40-vjecari beson se kombëtarja mund të ketë nxjerrë mësimet e duhura nga kjo disfatë dhe të triumfojë në Izrael.

Në fakt unë pashë vetëm 20 minutat e para, që më dhanë përshtypjen se skuadra jonë do të fitonte. Në fund rezultati ishte befasues edhe për mua. Shpresoj që në Izrael të luajmë më mirë dhe të fitojmë.”

Por cfarë i mungoi Shqipërisë në atë paraqitje zhgënjyese në Luksemburg? Bogdani në këtë rast është në sinkron me Elseid Hysajn, që pas ndeshjej deklaroi se kuqezinjtë duhet të kthehet te karakteristikat e tyre.

“Shqipëria duhet të luajë me grintë, sepse nuk ka lojtarë cilësorë si Spanja apo Italia. Duhet të bazohemi të karakteristikat tona, të luajmë me grintë dhe egërsi, sepse ato na kanë dhënë sukses.”

Pyetjes nëse De Biasi do të largohet pas ndeshjes me Izraelin, Bogdani iu përgjigj me diplomaci.

“Kjo  pyetje për trajnerin, jo për mua. Unë jam vetë trajner dhe mund të gjendem në të njëjtën situatë.”  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje