Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi nuk ka pranuar të bëjë komente në stadium pas humbjes me Luksemburgun.
Italiani është mbyllur me ndihmësit e tij dhe skuadrën në dhomat e zhveshjes dhe nuk ka pranuar të bëjë komente të menjëhershme për ndeshjen.
Zëdhënësi i FSHF-së Gerti Çarçani njoftoi ndryshimin e axhendës së De Biasit.
Pritet me interes çfarë do të thotë De Biazi pas humbjes së pestë radhazi të kombëtares.