Edin Dzeko ka konfirmuar se është i lumtur tek skuadra e Romës, duke hedhur poshtë lajmet që e lidhin me shumë klube evropiane.
Dzeko e përfundoi sezonin në Serie A me 28 gola, duke zgjuar interesimin e Milanit, Zenit St Petersburg dhe disa klubeve kineze.
Por, është vetë boshnjaku ai që hedh poshtë të gjitha këto spekulime.
“E ardhmja? Kam kontratë me Romën dhe nuk mendoj se klubi është duke menduar për diçka tjetër. Jam shumë i lumtur në Romë. Tani po mendoj për ekipin Kombëtar. Pas kësaj, do të shkoj në pushime dhe të pushoj pas një sezoni të gjatë dhe të vështirë”, tha Dzeko.
“Totti? Ai është ikonë, Prini i Romës”, përfundoi Dzeko.