Pronarët e Interit, gati ofertën për De Biazin. Trajneri pritet ta pranojë pas Izraelit

5 Qershor 2017, 15:53Sport TEMA

Grupi i binzesmenëve kinezë që kanë në pronësi Interin, Suning, është gati të punësojë me një ofertë mjaft të mirë financiare trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani De Biazin.

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për t’i besuar stolin e skuadrës së njohur italiane, por bëhet fjalë për një tjetër skuadër që ata kanë në pronësi, Jiangsu Suning, ekip që luan në Super Ligën e Kinës.

Sipas raportimit të mediave përtej Adriatikut, drejtori sportiv i përbashkët i Interit dhe Jiangsu Suningut, Valter Sabatini, dëshiron të ketë një trajneri italian në krye të skuadrës kineze në mënyrë që ta ketë më të thjeshtë zbatimin e projekteve të tij për bashkëpunimin mes dy klubeve, shkruan Panorama Sport.

De Biazi është ende në drejtimin e kombëtares shqiptare, por pas ndeshjes të së dielës në Izrael, pritet që të japë dorëheqjen për të filluar një tjetër aventurë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje