U 21, Franca tripletë ndaj Shqipërisë

5 Qershor 2017, 22:53Sport TEMA

Kombetarja shqiptare U 21, ka humbur mbremjen e sotme ne miqesoren e zhvilluar kunder bashkemoshatareve te tyre te Frances.

Kuqezinjte e drejtuar nga tekniku, Alban Bushi, u mposhten me rezultatin e paster 3-0, sfide e cila u zhvillua ne stadiumin e kryeqytetit “Selman Stermasi”.

Francezet arriten qe te dominonin perballe Shqiperise duke shenuar dy gola qe ne pjesen e pare me ane te Mousset qe shenoi nje dopiete.

Ndersa golin e trete e shenuan qe ne startin e pjeses se dyte me ane te Siebatcheu.

Sfida e rradhes per kuqezinjte U 21 do te jete ndaj Estonise me date 12 qershor per eleminatoret e kampionatit europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje