Pas largimit nga drejtimi i Interit, Stefano Pioli, ka gjetur ekipin e ri që do të drejtojë sezonin e ardhshëm.
Pioli është zyrtarizuar tek skuadra e tjetër e Serisë A, Fiorentina.
Klubi vjollcë ka njoftuar se Pioli do të nënshkruaj një kontratë që do ta mbajë të lidhur me këtë ekip për dy vite, me opsion rinovimi edhe për një tjetër.
Shkarkimi i tij nga klubi zikaltër erdhi për shkak te rezultateve të dobëta që arriti, duke mos e kualifikuar Interin për në Kupat e Europës.