Manchester Untied nuk ka ndërmend të dorëzohet për të transferuar sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe.
Sipas tabloidit britanik, “Daily Mail”, ekipi nga Old Traffrod ka bërë gati një ofertë të majme për yllin francez, plot 129 milionë euro.
Por, Jose Mourinho nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj yllin e ri të Monacos, pasi në garë për të marrë shërbimet e tij janë dhe kampionët e Europës Real Madridi.
Sipas mediave angleze madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 135 milionë euro për transferimin e Mbappe në Santiago Bernabeu.
Gjithashtu, ofertë të majme ka gati për të bërë dhe Manchester City të cilët janë të gatshëm për të ofruar 120 milionë euro.