Kapiteni i kombëtares së Turqisë, Arda Turan, ka dhunuar një gazetar turk pas miqësores me Maqedoninë, e cila përfundoi në barazim.
Turan e ka fyer dhe rrahur gazetarin e gazetës, Milliyet, pas miqësores me Maqedoninë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në brenda avionin e skuadrës, ku është dashur ndërhyrja e lojtarëve për të qetsuar situatën.
Ky acarim i Turan ndaj gazetarit ka ardhur pasi ky i fundit e ka akuzuar lojtarin për dështimin e skuadrës në Euro 2016.
Incidenti ka ndodhur gjatë udhëtimit që kombëtarja turke po udhëtonte në Triesta të Italisë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën.
Më datë 10-qershor në “Loro Boriçi” do të zhvillohet takimi Kosovë-Turqi për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.