Mario Balotelli pritet të transferohet te skuadra gjermane, Borussia Dortmund
Sulmuesi italian, Mario Balotelli sezonin e ardhshëm do të luaj për Borussia Dortmundin.
Menaxheri i bomberit Italian në një prononcim ka lënë të hapur një mundësi të tillë duke u shprehur:
“Balotelli në Dortmund? Po. Balotelli do të luaj për Dortmundin”, tha shkurtimisht Raiola.
Deklarata e tij i ka lënë të befasuar të gjithë, pasi nuk dihej nëse ishte e vërtetët apo vetëm një shaka.
Sulmuesi italian sezonin e kaluar luajti në kampionatin francez me ekipin e Nice, skuadër më të cilën shënoi 17 gola në 28 ndeshje.