I dënuari për vrasje gjendet i vdekur në një hotel në Tiranë

7 Qershor 2017, 09:48Kronika TEMA

Një 50-vjeçar i dënuar më parë për vrasje është gjetur i vdekur një ditë me parë në një hotel në kryeqytet.

Lajmin e bën me dije policia e kryeqytetit.

Nga hetimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plote:

Më datë 06.06.2017, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Zogu i Parë“, tek një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Nga hetimet veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale.

Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje