Rrëfimi i 15 vjeçarjes nga Vlora, që u përdhunua nga i dashuri i gjyshes: Më zuri gojën dhe...

5 Qershor 2017, 16:52Kronika TEMA

Një 66- vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar nga policia e Vlorës.

Në pranga përfundoi Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Ai është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendim i marrë më datë 03.12.2014.

Sipas dosjes hetimore të Gjykatës së Lartë, shtetasja R.M., vetëm 15 vjeç kur u përdhunua (ditëlindje 12.01.1998) jeton në fshatin Babicë e Madhe me gjyshen e saj, shtetasen Festime Halilaj.

Gjyshja e saj Festime Halilaj bashkëjetonte me të gjykuarin Gjergji Memokondaj dhe të tre së bashku jetonin në të njëjtën banesë.

15 vjeçarja më datë 11 tetor 2013, ka denoncuar në komisariatin e Policisë së Vlorës shtetasin Memokondaj.

E dëmtuara, kallëzuesja, sipas saj, gjatë kohës që ka qëndruar në këtë banesë ajo është përdhunuar nga bashkëjetuesi i gjyshes së saj i gjykuari Gjergj Memokondaj.

Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me shtetasin Gjergji Memokondaj, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur.

Ajo e ka kundërshtuar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar dhe është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjes.

Ai i është afruar përsëri dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë, duke filluar t’i zbërthejë pantallonat.

Pasi e ka zhveshur i ka kapur me forcë duart dhe i ka zënë gojën me njërën dorë për të mos bërtitur dhe pa dëshirën e saj ka filluar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke i thënë vazhdimisht: “mos bërtit se do të të rrah”.

Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallonat ka dalë në oborr.

Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se shtetasi Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë rreth çështjes.

Dëshmitë e vajzës konfirmohen edhe nga tre dëshmi të tjera, ajo e gjyshes së saj, si dhe shtetasi S.Hallullaj dhe E.Paraj.

Në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, i gjykuari Gjergji Memokondaj, gjatë hetimeve paraprake si dhe gjatë gjykimit, e ka pranuar faktin që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.M, por sipas tij kjo ka ndodhur me dëshirën e të dëmtuarës. (Ora News)

1 komente në “Rrëfimi i 15 vjeçarjes nga Vlora, që u përdhunua nga i dashuri i gjyshes: Më zuri gojën dhe…”

  1. ela says:

    patjetwer mungojne mesazhet se eshte pedofili i jugut pasi dhe kjo eshte gazete jugore,po te ishte nga veriu o nene o nene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje