Edukatorja e arrestuar/ Zbulohet një tjetër rast dhune ndaj një fëmije 4 vjeçar

5 Qershor 2017, 14:19Kronika TEMA

Dhuna e ushtruar tek dy fëmijët në kopshtin “4 Stinët” nga  edukatorja Denida Rexhepi, e arrestuar tashmë, mesa duket nuk është i vetmi.

Sipas Balkanweb, bëhet fjalë për rastin e një nëne tjetër që në pamundësi për të gjetur prova ka vendosur t’i heqë fëmijët nga kopshti.

Burimet policore konfirmojnë se po verifikohet të gjitha rastet kur prindërit kanë hequr fëmijët nga ky institucion, pasi kanë dyshime se ka pasur raste të tjera dhune, edhe pse prindërit nuk kanë bërë denoncime në polici.Gjatë verifikimeve, hetuesit kanë kontaktuar me nënën e një fëmije 4 vjeç, e cila ka pohuar se fëmija i ka treguar për dhunën e edukatores kur nuk sillej mirë.

Ndërsa nuk bëhet fjalë për edukatoren e shoqëruar sot, policia thotë se rasti ka ndodhur në janar të këtij viti.

Pas kësaj, nëna ka kërkuar kamerat, por stafi i ka thënë se i ka parë por nuk ka konstatuar dhunë. Nëna e ka hequr fëmijën nga kopshti, por nuk e ka denoncuar rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje