FOTOT/ Tentoi të rrëmbente 18-vjeçaren, ja kush është "i forti" me X6

2 Qershor 2017, 14:42Kronika TEMA
FOTOT/ Tentoi të rrëmbente 18-vjeçaren, ja kush është

Një student nga Tirana ka tentuar të rrëmbejë një vajzë mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Saukut në kryeqytet.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, por ndërkohë është arritur të parandalohet falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit.

Fillimisht vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por nga ana tjetër ajo kishte telefonuar më parë policinë, duke denoncuar përndjekjen, duke qenë se kishte pikasur të riun që e ndiqte.

Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariatit Nr. 1 arritën të arrestonin në flagrancë studentin 21-vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për “përndjekje”. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, adoleshentja Xhoena N. u paraqit në komisariat ku denoncoi edhe me shkrim ngjarjen.

Në kallëzimin e dhënë adoleshentja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shtetasit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën.

Menjëherë pas telefonatës së 18-vjeçares dhe adresës së dhënë nga ana e saj, shërbimet më të afërta të Komisariatit Nr.1 janë nisur drejt vendngjarjes.

Në momentin që policia ka mbërritur aty, ka parë që disa persona i kishin ardhur në ndihmë denoncueses, ndërsa personi i dyshuar po tentonte të largohej me makinën e tij tip “BMW X6”.

Policia i ka bërë shenjë të ndalojë dhe 21- vjeçari Kateshi është bindur. Më pas ai është shoqëruar në Komisariatin Nr. 1, ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes, derisa në orën 02:00 të ditës së djeshme i është komunikuar arrestimi me akuzën e përndjekjes.

Vetë i arrestuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshenten dhe t’i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente.

9 komente në “FOTOT/ Tentoi të rrëmbente 18-vjeçaren, ja kush është “i forti” me X6”

  1. roana says:

    A pika katunarit nga Sauku, hiq njehere telat nga dhembet e pastaj kerko dashnore…pak se i shemtut po dhe me hekra neper dhembe, normal qe eshte trembur goca!!!!

    1. Adriatik says:

      Sa % rrac ariane eshte ky tipi o turkoshqiptare?

    2. p says:

      I paska hipur makinës si i ati i hipte gomarit. I tërheq gjaku.

  2. ***** says:

    O qyrra zemerthyer ? lol, nese do ta besh per vete vajzen fute delfinin te X6. Ta garantoj ka per ti ik truri.

  3. mimi says:

    Me atë zinxhir që ka ky torrollaku në qafë, ne në fshatin tonë, lidhim qentë… !

  4. shkodrani says:

    Ah kur bahet edhe katundari me dale me kerku dashnore, njikshtu do te kishte kene edhe Zeni me Giten: gjysa dhi e gjysa lope, me zingjir ne fyt e me xhaketa lekuret. Ju duhen edhe 100 vjet me u ba njerz.

  5. bisturia says:

    O shtet op ja ke kontrolluar te ardhurat ketij kapedanit se ku i ka patur burimin qe ka mare ate makine ?
    Ne kemi biznes ambulant dhe per dyqind mije leke te reja te cajne koken ata te bankes per burimin ku i ke gjetur.

  6. Strugaci says:

    Vetem bishti i mungon se asgje nuk e diferencon nga nje kafshet.
    Te kesh turp te jesh mashkull shqiptar se keshtu na identifikojne ne bote ne barbaret e rinj.

  7. diplomati says:

    Katunari gangsta’!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje