Mesazhi prekës i gruas së biznesmenit të vrarë pak ditë më parë në Vlorë!

5 Qershor 2017, 09:48Kronika TEMA

Pak dite me pare, ne mes te Vlores humben jeten pas nje ekzekutimi drejtori i OSHEE se qytetit Roland Saliu dhe biznesmeni Mirvjen Hyseni, pronar i nje televizioni lokal. Bashkëshortja e biznesmenit të vrarë ka shperndarë nje status mjaft prekës ne profilin e saj ne rrjetet sociale.

“Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte, do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tend”, shkruan ajo nder te tjera.

Statusi i plotë:

Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamisë që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një engjëll, mua ma mbron shpirtin qielli. Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…

Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte, do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tënd.

Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti ….

E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!

Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…

Unë vërtetë nuk do jem më një grua në jetë po do jem nëna e vajzës të mrekullueshme që zoti na dhuroi. Drejtësia jote do shkoj në vend dhe një dite njerëzit do tregojnë historinë tone: Ishte njëherë ne Vlore Eli&Veni..

9 komente në “Mesazhi prekës i gruas së biznesmenit të vrarë pak ditë më parë në Vlorë!”

  1. trojani says:

    Ty zoti te dhente kurajo, nuk te njoh te flas keq.
    Ti mbase e ke njohur vevenin kur u be
    ” biznesmen” dhe nuk ke faj per kete, por te thuash qe te la vlera !!
    para mbase te ka lene,por dhe ato te qelbura pa djerse, dhe si gjithom ato nuk mund ti gezosh.
    Dhe ju tema mos botoni c’do status “biznesmeni” pa kontrolluar per c’fare tipi behet fjale. Jo per gje po humbni lexusit.

  2. vlora.vlora says:

    po na harove nje gje ,qe ti rron me te gjitha privilegjet pa punuar asnjehere neprmjet parave te krimit qe gjoja na u bene me biznes .Keshtu qe ti gezosh dhe boll na bere moral

  3. Leon says:

    He moj ..mos bej sikur po vuan..qenke yll e bukur ai ishte nje shemtire..parate ja more tani gjej nje me te bukur ..tu realizua endrra

  4. Andreas says:

    Shume shpejt e paske mare vehten nga dhimbja qe te zuri. Sa hilaç i forte paska qene dhe ky facebbok-u?!!

  5. Agroni says:

    Shkrim i dale nga zemra. Ju jeni vertet nje grua me vlera, me dinjitet dhe kurajoze.Fatkeqesite perballohen me force. Ngushellime zonje e nderuar dhe kurajo per te vazhduar jeten dhe rritur femijen.

  6. DETARI [email protected] says:

    me kete status ne te vertete duket grua me karakter te forte dhe bravo i qofte qe e vlereson ata njeri ,babain e femijes se saj !

    [nuk me duket momenti per tiu perveshur nji femre ,me teper kur nuk ke asnji lloj njohurie se si i ka bere parate ai tjetri, tia leme ate vetingut !!!!!!]

  7. Moisi Golemi says:

    Ik moj laraske!

  8. jafti says:

    un ju siguroj ju se vrasesit kane bere gabime ne vendin e krimit

  9. Koli says:

    Shkrimi ka qene pikerisht per te marr mesazhin horrat
    Po cfare faji ka kjo zonje ka shkuar qe 18 vjece ne ate der
    Po te ishte keq per pasuri tulla dhe beton nuk.mban akoma mbiemrin e saj
    Ajo eshte nje vajze e mrekullueshme.per te gjithe ata qe kan pasur mundesine ta njohin
    Fati i saj i keq dhe goces se saj
    Ajo jam e bindur sdo jetoj me nje sekond aty pa Venin.
    Koha do e vertetoj cdo gje
    Mos flisni para kohe lereni ne hallin e saj se ka par tmerr.me sy ajo dhe vajza 5 vjec desh i vran edhe evlatin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje