Gjelbrim Taipi ka lënë pas problemet që kaloi në dy sezone të tmerrshme te Uil dhe vetëm për 6 muaj te Shafhauzen, tregoi se meritonte plotësisht të bëhej pjesë e një ekipi shumë më të mirë në kampionatin zviceran.
Ish-mesfushori i përfaqësueses Shpresa, i cili shumë herë është përfolur edhe si përforcim për kombëtaren e madhe, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi me klubin e St. Galen në elitën e futbollit zviceran.
Atje, ai do t’i bashkohet Albian Ajetit dhe së shpejti edhe vëllait binjak të këtij të fundit, Adonis Ajeti, i cili do të transferohet po në radhët e këtij klubi, shkruan Panorama Sport.
Ndërkaq, gjatë muajit të fundit është folur shpesh për interesimin e St. Galen edhe për Armando Sadikun, nëse Ajeti do të largohej drejt Bazelit.