Prokuroria e Përgjitshme i ka komunikuar deputetit Tom Doshi akuzën për “deklarim të rremë të pasurisë”. Hetimet për Doshin nisën dy vite më parë, pas një kallëzimi të ILDKPI, por që prokuroria e ka përmbledhur me akuzën e sipërpërmendur.
Tom Doshi do ti drejtohet Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar kallzimin e ILDKPI, dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së, janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014.
Në deklarimin e vet Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, thotë se bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.
Deputeti Doshi nuk ka bërë ende komente për shtypin, por stafi I tij e shikon këtë si një betejë politike kundër Doshit. Sipas tyre prokuroria ka tendencë politike kundër Doshit, pasi ka tentuar ta ç’regjistroj atë nga gara, përmes KQZ, por dështoi.
Përpjekja për të hapur letrat e vjetra, ndërkohë që ka pasur dy vjetë kohë shikohet si një këmbngulje e vazhdueshme për të penguar kandidimin e tij.
Kur i rruajti topet Saliu qe i dergoi dhe sherbimin sekret ne Australi….per verifikime…..keta prokuroret tane te bejne gojore gjithe diten..!!!!