Donjet Shkodra është bërë pjesë e skuadrës së Skëndërbeut.
Ish lojtari i ekipit të Flamurtarit, ka firmosur kontratën 2-vjeçare me kubin korcarë, duke u bërë zyrtarisht afrimi i parë i klubit në merkaton verore.
Në një prononcim për ëebin zyrtar të klubit të Skëndërbeut, Shkodra u shpreh i lumtur për këtë transferim dhe i premtoj tifozëve maksimumin për arritjen e objektivave.
“Jam i lumtur që jam tek ekipi qe më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri. Jam gati të jap 100% për këtë ekip. Personalisht shpresoj të ndihmoj sa më shumë ekipin të arrijë objektivat dhe ti gëzoj tifozët. Ju premtoj Ujqërve që do të jap maksimumin tim për fanellën bardhekuqe në mënyrë që të arrijmë objektivat e viteve të fundit të skenderbeut”, u shpreh Shkodra