Rama: Vangjel Dule dhe Dashi i Havasë do sjellin "Republikën e re", parti qokash që duanë karrige

8 Qershor 2017, 12:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një takim  në fshatin Xarrë të Sarandës ka ironizuar listën e PD-së për qarkun e Vlorës.

Rama ka renditur edhe një sërë arsyesh se pse qytetarët nuk duhet ta hedhin votën për kandidatët e PD-së, Vangjel Dule si dhe për Dashamir Tahirin.

“Si mund t’i jepet vota Vangjel Dules?

Duhet të kalosh tek PD-ja por nuk është tek PD-ja ai. PBDNJ, iku me prodhimet e kalbura.

Ngeli veç Vangjeli që do karrige. Ky Vangjeli u nderua nga PS si asnjëherë tjetër. U bë nënkryetar parlamenti.

Pasi u përzgjodh Shpëtim Idrizi dha dorëheqjen sepse nuk bashkëjetonte dot me çamët.

Ky që nuk bashkjetonte dot me çamët, na shfaqet tani me Dashin e Havasë duke thënë unë dhe Dashi do bëjmë Republikën e re.

Asnjë votë Vangjel Dules pasi është e pavlefshme dhe e verbër.

Ai duhet të përfaqësonte minoritetin. Ky nuk më ka kërkuar njëherë një investim, një zgjidhje për problemet e qytetarëve. Vetëm në parlament për të nxitur sherr.

Këto janë parti qokash, kërkojnë votat dhe si keni më për asnjë punë,” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje